Albanian Bible

Zanafilla 48

Zanafilla

Return to Index

Chapter 49

1

 

  Pastaj Jakobi thirri bijtë e tij dhe tha: "Mblidhuni që unë t`ju njoftoj çfarë do t`ju ndodhë në ditët e ardhshme. 

 

 


2

 

  Mblidhuni dhe dëgjoni, o bijtë e Jakobit! Dëgjoni Izraelin, atin tuaj! 

 

 


3

 

  Ruben, ti je i parëlinduri im, forca ime, filli i fuqisë sime, i dalluar për dinjitet dhe për forcë. 

 

 


4

 

  I rrëmbyer si uji, ti nuk do të kesh epërsinë, sepse hipe mbi shtratin e atit tënd dhe e përdhose. Ai hipi mbi shtratin tim. 

 

 


5

 

  Simeoni dhe Levi janë vëllezër: shpatat e tyre janë vegla dhune. 

 

 


6

 

  Mos hyftë shpirti im në mendjen e tyre, lavdia ime mos u bashkoftë me kuvendin e tyre! Sepse në mërinë e tyre kanë vrarë njerëz, në kryeneçësinë e tyre u kanë prerë leqet e këmbëve demave. 

 

 


7

 

  Mallkuar qoftë mëria e tyre, sepse ka qënë e egër, dhe tërbimi i tyre sepse ka qënë mizor! Unë do t`i ndaj te Jakobi dhe do t`i shpërndaj te Izraeli. 

 

 


8

 

  Judë, vëllezërit e tu do të të lavdërojnë; dora jote do të jetë mbi zverkun e armiqve të tu; bijtë e atit tënd do të përkulen para teje. 

 

 


9

 

  Juda është një luan i ri; ti zë fill nga preja, biri im; ai përkulet, struket si një luan, si një luaneshë; kush guxon ta zgjojë? 

 

 


10

 

  Skeptri nuk do t`i hiqet Judës, as bastuni i komandimit nga këmbët e tij, deri sa të vijë Shilohu; dhe atij do t`i binden popujt. 

 

 


11

 

  Ai e lidh gomarin e tij të vogël në pjergull dhe kërriçin e gomaricës së tij në pjergullën më të mirë; i lan rrobat e tij në verë dhe mantelin e tij në gjakun e rrushit. 

 

 


12

 

  Ai i ka sytë të ndritura nga vera dhe dhëmbët e bardha nga qumështi. 

 

 


13

 

  Zabuloni do të banojë në breg të deteve; dhe do të përbëjë një vendstrehim për anijet; kufiri i tij do të zgjatet drejt Sidonit. 

 

 


14

 

  Isakari është një gomar i fuqishëm, i shtrirë nëpër vathë. 

 

 


15

 

  Ai e pa që çlodhja është e mirë dhe që vendi është i këndshëm; ai përkuli kurrizin për të mbajtur peshën dhe u bë një shërbëtor i punës së detyruar. 

 

 


16

 

  Dani do ta gjykojë popullin e tij, si një nga fiset e Izraelit. 

 

 


17

 

  Dani do të jetë një gjarpër në rrugë, një nepërkë nëpër shteg, që kafshon thembrat e kalit, kështu që kalorësi rrëzohet së prapthi. 

 

 


18

 

  Unë pres shpëtimin tënd, o Zot! 

 

 


19

 

  Një bandë grabitësish do të sulmojë Gadin, por edhe ai do t`i sulmojë këmba këmbës. 

 

 


20

 

  Nga Asheri do të vijë buka e shijshme dhe ai do të japë kënaqësira reale. 

 

 


21

 

  Neftali është një drenushe e lënë e lirë, ai thotë fjalë të bukura. 

 

 


22

 

  Jozefi është një degë e një druri frytdhënës; një degë e një druri frytdhënës që ndodhet pranë një burimi; degët e tij shtrihen mbi murin. 

 

 


23

 

  Harkëtarët e kanë provokuar, i kanë hedhur shigjeta, e kanë ndjekur; 

 

 


24

 

  por harku i tij ka mbetur i fortë; krahët e tij janë përforcuar nga duart e të Fuqishmit të Jakobit (e atij që është bariu dhe shkëmbi i Izraelit), 

 

 


25

 

  nga Perëndia e atit tënd që do të të ndihmojë dhe nga Shumë i Larti që do të të bekojë me bekimet e qiellit nga lart, me bekimet e humnerës që ndodhet poshtë, me bekimet e sisëve dhe gjirit të nënës. 

 

 


26

 

  Bekimet e atit tënd ua kalojnë bekimeve të të parëve të mi, deri në majat e kodrave të përjetshme. Ata do të jenë mbi kryet e Jozefit dhe mbi kurorën e atij që u nda nga vëllezërit e tij. 

 

 


27

 

  Beniamini është një ujk grabitqar; në mëngjes ha gjahun dhe në mbrëmje ndan prenë. 

 

 


28

 

  Tërë këta janë dymbëdhjetë fiset e Izraelit; dhe pikërisht këtë u tha ati i tyre kur i bekoi. I bekoi duke i dhënë secilit një bekim të veçantë. 

 

 


29

 

  Pastaj Jakobi i urdhëroi duke thënë: "Unë jam duke u ribashkuar me popullin tim; më varrosni pranë etërve të mi në shpellën që ndodhet në arën e Efron Hiteut, 

 

 


30

 

  në shpellën që është në fushën e Makpelahut përballë Mamres, në vendin e Kanaanit, atë që Abrahami bleu në arën nga Efron Hiteu, si vendvarrim, pronë e tij. 

 

 


31

 

  Atje u varrosën Abrahami dhe Sara, gruaja e tij, aty u varrosën Isaku dhe Rebeka, e shoqja, dhe aty unë varrosa Lean. 

 

 


32

 

  Ara dhe shpella që ndodhet aty u blenë nga bijtë e Hethit". 

 

 


33

 

  Kur Jakobi mbaroi së dhëni këto urdhëra bijve të tij, mblodhi këmbët në shtrat dhe vdiq; dhe u bashkua me popullin e tij. 

 

 


Zanafilla 50

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: