Albanian Bible

Numrat 16

Numrat

Return to Index

Chapter 17

1

 

  Pastaj Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë: 

 

 


2

 

  "Folu bijve të Izraelit dhe bëj që të të japin shufra, një për çdo shtëpi të etërve të tyre, domethënë dymbëdhjetë shufra nga të gjithë prijësit e tyre simbas shtëpive të etërve të tyre; do të shkruash emrin e secilit mbi shufrën e tij; 

 

 


3

 

  dhe do të shkruash emrin e Aaronit mbi shufrën e Levit, sepse do të ketë një shufër për çdo kryetar të shtëpive të etërve të tyre. 

 

 


4

 

  Pastaj do t`i vësh në çadrën e mbledhjes, përpara dëshmisë, ku unë takohem me ju. 

 

 


5

 

  Dhe do të ndodhë që shufra e njeriut që unë zgjedh, do të lulëzojë dhe unë do të bëj që të pushojnë murmuritjet e bijve të Izraelit kundër jush". 

 

 


6

 

  Kështu Moisiu u foli bijve të Izraelit dhe të gjithë prijësit e tyre i dhanë secili një shufër, simbas shtëpive të etërve të tyre, domethënë dymbëdhjetë shufra; dhe shufra e Aaronit ishte midis shufrave të tyre. 

 

 


7

 

  Pastaj Moisiu i vuri këto shufra përpara Zotit në çadrën e dëshmisë. 

 

 


8

 

  Të nesërmen Moisiu hyri në çadrën e dëshmisë; dhe ja, shufra e Aaronit për shtëpinë e Levit kishte lulëzuar; kishte nxjerrë lastarë, kishte çelur lule dhe kishte prodhuar bajame. 

 

 


9

 

  Atëherë nxori tërë shufrat jashtë pranisë së Zotit, përpara të gjithë bijve të Izraelit; dhe ata i panë dhe secili mori shufrën e vet. 

 

 


10

 

  Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Ktheja shufrën Aaronit përpara çadrës së dëshmisë, me qëllim që të ruhet si një shenjë qortimi për rebelët, me qëllim që të marrin fund murmuritjet e tyre kundër meje dhe ata të mos vdesin". 

 

 


11

 

  Moisiu veproi ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti. 

 

 


12

 

  Bijtë e Izraelit i folën pastaj Moisiut, duke i thënë: "Ja, po vdesim, kemi marrë fund, të gjithë kemi marrë fund! 

 

 


13

 

  Kushdo që i afrohet tabernakullit të Zotit, vdes; duhet të vdesim të gjithë?". 

 

 


Numrat 18

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: