| Chapter 2 |
1 | Këta qenë bijtë e Izraelit: Rubeni, Simeoni, Levi, Juda, Isakari, Zabuloni,
|
2 | Dani, Jozefi, Beniamini, Neftali, Gadi dhe Asheri.
|
3 | Bijtë e Judës ishin Eri, Onani dhe Shelahu; këta të tre i lindi e bija e Shuas, Kananeasja. Eri, i parëlinduri i Judës, ishte i keq në sytë e Zotit, i cili e bëri të vdesë.
|
4 | Tamara, nusja e të birit, i lindi Peretsin dhe Zerahun. Juda pati gjithsej pesë bij.
|
5 | Hetsroni dhe Hamuli ishin bijtë e Peretsit.
|
6 | Zimri, Ethani, Hemani, Kalkoli dhe Dara ishin bijtë e Zerahut; gjithsej pesë.
|
7 | I biri i Karmit, Akani, vuri në rrezik Izraelin, duke kryer një shkelje rreth gjërave të caktuara të zhdukeshin.
|
8 | Ethanit i lindi Arariahu.
|
9 | Bijtë që i lindën Hetsronit quheshin Jerahmeel, Ram dhe Kelubai.
|
10 | Ramit i lindi Aminadabi, Aminadabit i lindi Nahshoni, princi i bijve të Judës;
|
11 | Nahshonit i lindi Salma; Salmas i lindi Boazi, Boazit i lindi Obedi.
|
12 | Obedit i lindi Isai.
|
13 | Isait i lindi Eliabi, i parëlinduri i tij, Abinadabi i dyti, Shemiahu i treti,
|
14 | Nethaneeli, i katërti, Radai i pesti,
|
15 | Otsemi i gjashti, dhe Davidi i shtati.
|
16 | Motrat e tyre ishin Tserujah dhe Abigail. Abishai, Joabi dhe Asaheli ishin bij të Tserujahës; gjithsej tre.
|
17 | Abigaili lindi Amasan, atë i të cilit ishte Jetheri, Ismaeliti.
|
18 | Kalebi, bir i Hetsronit, pati fëmijë nga gruaja e tij Azubah dhe nga Jeriotha. Bijtë e saj quheshin Jesher, Shobab dhe Ardon.
|
19 | Pas vdekjes së Azabahut, Kalebi u martua me Efrathin që i lindi Hurin.
|
20 | Hurit i lindi Uri dhe Urit i lindi Betsaleeli.
|
21 | Pastaj Hetsroni hyri tek e bija e Makirit, atit të Galaadit, me të cilën që martuar kur ishte shtatëdhjetë vjeç; dhe ajo i lindi Segubin.
|
22 | Segubit i lindi Jairi, të cilit do t`i përkisnin njëzet e tre qytete në vendin e Galaadit.
|
23 | (Geshuri dhe Arami u morën atyre fshatrat e Jairit, Kenathin dhe fshatrat përreth, gjashëdhjetë qytete). Tërë këto ishin pronë e bijve të Makirit, atit të Galaadit.
|
24 | Mbas vdekjes së Hetsronit në Kaleb-Efrathah, Abiah, gruaja e Hetsronit i lindi Ashurin, atin e Tekoas.
|
25 | Bijtë e Jerahmeelit, të parëlindurit të Hetsronit, ishin Rami, i parëlinduri, Bunahu, Oreni, Otsemi dhe Ahijahu.
|
26 | Jerahmeeli pati një grua tjetër, që quhej Atarah, që u bë nëna e Onamit.
|
27 | Bijtë e Ramit, të parëlindurit të Jerahmeelit, qenë Maatsi, Jamini dhe Ekeri.
|
28 | Bijtë e Onamit ishin Shamai dhe Jada. Bijtë e Shamait ishin Nadabi dhe Abishuri.
|
29 | Gruaja e Abishurit quhej Abihail dhe i lindi Ahbanin dhe Molidin.
|
30 | Bijtë e Nadabit ishin Seledi dhe Apaimi. Seledi vdiq pa lënë fëmijë.
|
31 | I biri i Apaimit ishte Ishi; i biri i Ishit ishte Sheshani; i biri i Sheshanit ishte Ahlai.
|
32 | Bijtë e Jadait, vëllait të Shamait, ishin Jetheri dhe Jonathani. Jetheri vdiq pa lënë fëmijë.
|
33 | Pelethi dhe Zaza ishin bijtë e Jonathanit. Këta ishin bijtë e Jerahmeelit.
|
34 | Seshani nuk pati djem por vetëm vajza. Por Seshani kishte një skllav egjiptas të quajturt Jarha.
|
35 | Seshani e martoi të bijën me Jarhën, skllavin e tij, dhe ajo i lindi Atain.
|
36 | Atait i lindi Nathani dhe Nathanit i lindi Zabadi.
|
37 | Zabadit i lindi Eflali; Eflalit i lindi Obedi;
|
38 | Obedit i lindi Jehu; Jehut i lindi Azariahu;
|
39 | Azariahut i lindi Heletsi; Heletsit i lindi Eleasahu;
|
40 | Eleasahut i lindi Sismai; Sismait i lindi Shallumi;
|
41 | Shallumit i lindi Jekamiahu dhe Jekamiahut i lindi Elishama.
|
42 | Bijtë e Kalebit, vëllait të Jerahmeelit, ishin Mesha, i parëlinduri që ishte ati i Zifit, dhe bijtë e Mareshahut, ati i Hebronit.
|
43 | Bijtë e Hebronit ishin Korahu, Tapuahu, Rekemi dhe Shema.
|
44 | Shemas i lindi Rahami, ati i Jorkeamit, dhe Rekemit i lindi Shamai.
|
45 | Shamai pati si djalë Maonin, i cili ishte ati i Beth-Tsurit.
|
46 | Efah, konkubina e Kalebit, lindi Haranin, Motsan dhe Gazezin. Haranit i lindi Gazezin.
|
47 | Bijtë e Jahdait ishin Regemi, Jothami, Geshani, Peleti, Efahu dhe Shaafi.
|
48 | Maakah, konkubina e Kalebit, lindi Sheberin dhe Tirhanahun.
|
49 | Ajo lindi Shaafin, atin e Madmanahut, Shevan, atin e Makbenës dhe të Gibeut. Vajza e Kalebit quhej Aksaha.
|
50 | Këta qenë bijtë e Kalebit: i biri i Hurit, të parëlindurit të Efratahut, Shobali, ati i Kirjath-Jearimit.
|
51 | Salma, ati i Betlemit, dhe Harefi, ati i Beth-Gaderit.
|
52 | Shobali, ati i Kirjath-Jearimit, pati si fëmijë: Haroehin dhe gjysmën e Memuhothit.
|
53 | Familjet e Kirjath-Jearimit ishin Ithrejtë, Puthejtë, Sumathejtë dhe Misharaejtë; prej tyre rrjedhin Tsorathitët dhe Eshtaolitët.
|
54 | Bijtë e Salmës ishin Betlemi dhe Netofathei, Atroth-Beth-Joabi, gjysme e Menathejve, Tsorejtë,
|
55 | dhe familjet e shkruesve që banonin në Jabets ishin Tirathejtë, Shimeathejtë dhe Sukathejtë. Këta ishin Kenejtë që rrjedhin nga Hamathi, ati i shtëpisë së Rekabit.
|