Albanian Bible

1 i Kronikave 10

1 i Kronikave

Return to Index

Chapter 11

1

 

  Atëherë tërë Izraeli u mblodh rreth Davidit në Hebron dhe i tha: "Ja, ne jemi kocka dhe mishi yt". 

 

 


2

 

  Edhe në të kaluarën, kur ishte mbret Sauli, ti ishe ai që udhëhiqte dhe kthente pas Izraelin; dhe Zoti, Perëndia yt, të pati thënë: "Ti do të ushqesh popullin tim të Izraelit, ti do të jesh princ mbi popullin tim të Izraelit"". 

 

 


3

 

  Kështu tërë pleqtë e Izraelit erdhën te mbreti në Hebron, dhe Davidi lidhi me ta një aleancë në Hebron përpara Zotit; pastaj ata e vajosën Davidin mbret të Izraelit, sipas fjalës së shqiptuar nga Zoti me anë të Samuelit. 

 

 


4

 

  Davidi së bashku me tërë Izraelin doli kundër Jeruzalemit, që është Jebusi, ku ndodheshin Jebusejtë, banorë të vendit. 

 

 


5

 

  Atëherë banorët e Jebusit i thanë Davidit: "Nuk do të hysh këtu". Por Davidi pushtoi qytetin e fortifikuar të Sionit, që është qyteti i Davidit. 

 

 


6

 

  Davidi kishte thënë: "Ai që do t`i mundë i pari Jebusejtë do të bëhet kryetar dhe princ". Doli i pari Joabi, bir i Tserujahut, që u bë kështu kryetar. 

 

 


7

 

  Davidi u vendos pastaj në kalanë që u quajt për këtë arsye "qyteti i Davidit". 

 

 


8

 

  Pastaj ai bëri ndërtime përreth qytetit nga Milo dhe në gjithë perimetrin e tij; Joabi meremetoi pjesën tjetër të qytetit. 

 

 


9

 

  Kështu Davidi bëhej gjithnjë e më i madh dhe Zoti i ushtrive ishte me të. 

 

 


10

 

  Këta janë komandantët e luftëtarëve trima që ishin në shërbim të Davidit dhe që i dhanë përkrahje të madhe me gjithë Izraelin në mbretërinë e tij për ta bërë mbret sipas fjalës të Zotit lidhur me Izraelin. 

 

 


11

 

  Kjo është lista e luftëtarëve trima që ishin në shërbim të Davidit: Jashobeami, bir i një Hakmoniti, komandant i tridhjetë kapedanëve; ai rroku ushtën kundër treqind njerëzve, që i vrau në një ndeshje të vetme. 

 

 


12

 

  Mbas tij vinte Eleazari, bir i Dodos, Ahohitit; ishte një nga tre luftëtarët trima. 

 

 


13

 

  Ai ishte me Davidin në Pas-Damim, ku ishin mbledhur Filistejtë për të luftuar dhe ku kishte një arë plotë me elb. Populli iku me vrap përpara Filistejve, 

 

 


14

 

  por ata u vendosën në mes të arës, e mbrojtën dhe i mundën Filistejtë; kështu Zoti realizoi fitore të madhe. 

 

 


15

 

  Tre nga të treqind kapedanët zbritën te shkëmbi drejt Davidit, në shpellën e Adulamit, ndërsa ushtria e Filistejve kishte fushuar në luginën e Refaimit. 

 

 


16

 

  Davidi ndodhej atëherë në kala, kurse në Betlem kishte një garnizon Filistejsh. 

 

 


17

 

  Davidi pati një dëshirë të madhe dhe tha: "Ah, sikur dikush të më jepte të pija ujë nga pusi i Betlemit që është pranë portës!". 

 

 


18

 

  Kështu këta të tre çanë nëpër kampin e Filistejve dhe mbushën ujë nga pusi i Betlemit që ndodhej te porta; pastaj e morën dhe ia çuan Davidit. Por Davidi nuk desh ta pinte, por e derdhi si libacion përpara Zotit, 

 

 


19

 

  duke thënë: "Të më ruajë Perëndia nga kryerja e një gjëje të tillë! A mund ta pij unë gjakun e këtyre njerëzve, që kanë rrezikuar jetën e tyre? Sepse e kanë sjellë duke rrezikuar jetën e tyre". Dhe nuk deshi ta pinte. Kështu vepruan këta tre trima. 

 

 


20

 

  Abishai, vëllai i Joabit, ishte i pari i tre të tjerëve. Ai drejtoi ushtën e tij kundër treqind njerëzve dhe i vrau; kështu u bë i famshëm midis të treve. 

 

 


21

 

  U bë më i njohur midis të treve dhe për këtë arësye u bë i pari i tyre, por nuk arriti të barazohet me tre të parët. 

 

 


22

 

  Benajahu, bir i Jehojadit, birit të një trimi nga Kabtseeli, bëri trimëri të madhe. Ai vrau dy heronjtë e Moabit, që ishin si luanë. Zbriti edhe në mes të një sterne, ku vrau një luan një ditë që binte borë. 

 

 


23

 

  Vrau edhe një Egjiptas vigan, i lartë pesë kubitë, që kishte në dorë një shtizë të ngjashme me shulin e një endësi; por Benajahu i doli kundra me një bastun, i rrëmbeu me forcë nga duart Egjiptasit shtizën dhe e vrau me shtizën e tij. 

 

 


24

 

  Këto gjëra bëri Benajahu, bir i Jehojadit, dhe u bë i famshëm midis tre trimave. 

 

 


25

 

  Ishte më i shquari i të tridhjetëve, por nuk arriti të barazoht me tre të parët. Davidi e vuri në krye të rojeve të tij personale. 

 

 


26

 

  Njerëz të tjerë të fortë dhe trima ishin: Asaheli, vëllai i Joabit, Elhanani, bir i Dodos, nga Betlemi, 

 

 


27

 

  Shamothi nga Harori, Heletsi nga Peloni, 

 

 


28

 

  Ira, bir i Ikeshit nga Tekoa, Abiezeri nga Anathothi, 

 

 


29

 

  Sibekai nga Husha, Ilai, nga Ahoa, 

 

 


30

 

  Maharai nga Netofa, Heledi, bir i Baanahut nga Netofa; 

 

 


31

 

  Ithai, bir i Ribait, i Gibeahut të bijve të Beniaminit, Benajahu nga Pirathoni, 

 

 


32

 

  Hurai nga Nahale-Gaashi, Abieli nga Arbathi, 

 

 


33

 

  Azmavethi nga Baharumi, Eliahba nga Shaalboni. 

 

 


34

 

  Bijtë e Hashemit nga Gizoni, Jonathani, bir i Shageut nga Harari, 

 

 


35

 

  Haiami, bir i Sakarit, nga Harari; Elifali, bir i Urit, 

 

 


36

 

  Heferi nga Mekrea, Ahijahu nga Paloni, 

 

 


37

 

  Hetsro nga Karmeli, Naarai, bir i Ezbait, 

 

 


38

 

  Joeli, vëllai i Nathanit, Mibhari, bir i Hagrit, 

 

 


39

 

  Amoniti Tselek, Naharai nga Berothi (shqytar i Joabit, birit të Tserujahut), 

 

 


40

 

  Ira nga Jetheri, Garebi nge Jetheri, 

 

 


41

 

  Uria, Hiteu, Zabadi, bir i Ahlait, 

 

 


42

 

  Adina, bir i Shizës, Rubenit (i pari i Rubenitëve) dhe tridhjetë të tjerë bashkë me të, 

 

 


43

 

  Hanani, bir i Maakahut, Joshafati nga Mithni; 

 

 


44

 

  Uzia nga Ashtarothi, Shama dhe Jejeli, bij të Hothamit nga Aroeri, 

 

 


45

 

  Jediaeli, bir i Shimrit dhe Titsiti Joha, vëllai i tij, 

 

 


46

 

  Elieli nga Mahavimi, Jeribai dhe Joshaviahu, bij të Elnaamit, dhe Ithmah, Moabiti, 

 

 


47

 

  Elieli, Obedi dhe Jaasieli, Metsobaiti. 

 

 


1 i Kronikave 12

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: