Albanian Bible

1 i Kronikave 15

1 i Kronikave

Return to Index

Chapter 16

1

 

  Kështu e prunë arkën e Perëndisë dhe e vendosën në mes të tabernakullit që Davidi kishte ngritur për të; pastaj ofruan olokauste dhe flijime falenderimi përpara Perëndisë. 

 

 


2

 

  Kur Davidi mbaroi së ofruari olokaustet dhe flijimet e falenderimit, ai bekoi popullin në emër të Zotit; 

 

 


3

 

  pastaj u ndau tërë Izraelitëve, burra dhe gra, secilit prej tyre një bukë, një racion mish dhe një sasi rrushi të thatë. 

 

 


4

 

  Pastaj vendosi përpara arkës të Zotit disa Levitë për të kryer shërbimin për të kujtuar, për të falenderuar dhe për të lëvduar Zotin, Perëndinë e Izraelit; 

 

 


5

 

  Asafi, i pari, Zakaria i dyti mbas tij, pastaj Jeieli, Shemiramothi, Jehieli, Matithiahu, Eliabi, Benajahu, Obed-Edomi dhe Jejeli. Ata u binin harpave dhe qesteve, ndërsa Asafi u binte cembaleve. 

 

 


6

 

  Priftërinjtë Benajah dhe Jahaziel përkundrazi i binin trombës vazhdimisht përpara arkës së besëlidhjes së Perëndisë. 

 

 


7

 

  Atë ditë Davidi u besoi për herë të parë Asafit dhe vëllezërve të tij detyrën që të këndonin lëvdata Zotit. 

 

 


8

 

  Kremtoni Zotin, kujtoni emrin e tij; bëjini të njohura veprat e tij midis popujve. 

 

 


9

 

  Këndojini atij, lëvdoheni, mendoni të gjitha mrekullitë e tij. 

 

 


10

 

  Lëvdohuni me emrin e tij të shenjtë; u gëzofshin zemrat e të gjithë atyre që kërkojnë Zotin! 

 

 


11

 

  Kërkoni Zotin dhe forcën e tij, kërkoni vazhdimisht fytyrën e tij! 

 

 


12

 

  Kujtoni mrekullitë që ka bërë, çuditë e tij dhe gjykimet që kanë dalë nga goja e tij, 

 

 


13

 

  ju, o stermpa të Izraelit, shërbëtorit të tij, o bij të Jakobit, të zgjedhurit e tij! 

 

 


14

 

  Ai është Zoti, Perëndia ynë; gjykimet e tij i gjejmë mbi të gjithë tokën. 

 

 


15

 

  Mos harroni kurrë besëlidhjen e tij, fjalën e tij të urdhëruar për një mijë breza, 

 

 


16

 

  besëlidhjen e lidhur me Abrahamin, betimin që i ka bërë Isakut, 

 

 


17

 

  që ia konfirmoi Jakobit si një statut dhe Izraelit si një besëlidhje të përjetshme, 

 

 


18

 

  duke thënë: "Unë do t`ju jap vendin e Kanaanit si pjesë e trashëgimisë suaj". 

 

 


19

 

  kur nuk ishin veçse një numër i vogël, fare i pakët dhe të huaj në vend. 

 

 


20

 

  Kur shkonin nga një komb në një tjetër, nga një mbretëri në një popull tjetër, 

 

 


21

 

  ai nuk lejoi që ndokush t`i shtypte; përkundrazi dënoi disa mbretër për dashurinë që ushqente për ta, 

 

 


22

 

  duke thënë: "Mos prekni të vajosurit e mi dhe mos u bëni asnjë të keqe profetëve të mi". 

 

 


23

 

  Këndojini Zotit, o banorë të të gjithë tokës, lajmëroni çdo ditë shpëtimin e tij! 

 

 


24

 

  Shpallni lavdinë e tij midis kombeve dhe mrekullitë e tij midis tërë popujve! 

 

 


25

 

  Sepse Zoti është i madh dhe i denjë të lëvdohet në kulm; ai është me friksuësi nga tërë perënditë. 

 

 


26

 

  Sepse tërë perënditë e kombeve janë idhuj, kurse Zoti ka krijuar qiejtë. 

 

 


27

 

  Shkëlqimi dhe madhëria janë para tij, forca dhe gëzimi ndodhen në banesën e tij. 

 

 


28

 

  Jepini Zotit, o familje të popujve, jepini Zotit lavdi dhe forcë. 

 

 


29

 

  Jepini Zotit zulmin që i takon emrit të tij, çojini oferta dhe ejani para tij. Bini përmbys para Zotit në shkëlqimin e shenjtërisë së tij; 

 

 


30

 

  dridhuni para tij, o banorë të të gjithë tokës! Po, bota është e qëndrueshme dhe nuk do të tundet. 

 

 


31

 

  Le të gëzohen qiejtë dhe toka, dhe le të thonë kombet: "Zoti mbretëron". 

 

 


32

 

  Le të gjëmojë deti dhe tërë ato që janë në të; 

 

 


33

 

  atëherë tërë drurët e pyllit do të lëshojnë britma gëzimi përpara Zotit, sepse ai vjen të gjykojë tokën. 

 

 


34

 

  Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë. 

 

 


35

 

  Thoni: "Shpëtona, o Perëndi i shpëtimit tonë! Na mblidh dhe na çliro nga kombet, me qëllim që të kremtojmë emrin tënd të shenjtë dhe të mburremi se të kemi lëvduar". 

 

 


36

 

  I bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, nga amshimi në amshim! Dhe tërë populli tha: "Amen", dhe lëvdoi Zotin. 

 

 


37

 

  Kështu Davidi la Asafin dhe vëllezërit e tij atje përpara arkës së besëlidhjes të Zotit, me qëllim që të shërbenin vazhdimisht përpara arkës, sipas nevojave të çdo dite, 

 

 


38

 

  la edhe Obed-Edomin dhe të gjashtëdhjetë e tetë vëllezërit e tij (Obed-Edomi, bir i Jeduthunit dhe Hosahu si derëtarë), 

 

 


39

 

  dhe priftin Tsadok dhe priftërinjtë vëllezër të tij përpara tabernakullit të Zotit, në vendin e lartë që ishte në Gabaon, 

 

 


40

 

  me qëllim që ata t`i ofronin Zotit olokauste mbi altarin e olokausteve, vazhdimisht në mëngjes e në mbrëmje, sipas tërë atyre që janë shkruar në ligjin e Zotit, që ai ia kishte imponuar Izraelit. 

 

 


41

 

  Dhe me ta ishin Hemani, Jeduthuni dhe të tjerët që ishin zgjedhur dhe caktuar me emër për të lëvduar Zotin, sepse mirësia e tij është e përjetshme. 

 

 


42

 

  Me ta ishin gjithashtu Hemani dhe Jeduthuni me bori dhe cembale, për ata që do t`u binin veglave, dhe me vegla muzikore për të shoqëruar këngët e Perëndisë. Bijtë e Jeduthunit duhet të rrinin te porta. 

 

 


43

 

  Më në fund tërë populli u kthye, secili në shtëpinë e vet, dhe Davidi u kthye për të bekuar shtëpinë e vet. 

 

 


1 i Kronikave 17

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: