Albanian Bible

Psalmet 21

Psalmet

Return to Index

Chapter 22

1

 

  Perëndia im, Perëndia im, pse më ke braktisur? Pse më rri kaq larg dhe nuk vjen të më çlirosh, duke dëgjuar fjalët e ofshamës sime? 

 

 


2

 

  O Perëndia im, unë bërtas ditën, por ti nuk përgjigjesh, edhe natën unë nuk rri në heshtje. 

 

 


3

 

  Megjithatë ti je i Shenjti, që banon në lëvdimet e Izraelit. 

 

 


4

 

  Etërit tonë kanë pasur besim te ti; kanë pasur besim te ti dhe ti i ke çliruar. 

 

 


5

 

  Të klithën ty dhe u çliruan; patën besim te ti dhe nuk u zhgënjyen. 

 

 


6

 

  Por unë jam një krimb dhe jo një njeri; turpi i njerëzve dhe përçmimi i popullit. 

 

 


7

 

  Tërë ata që më shohin më përqeshin, zgjatin buzën dhe tundin kokën, 

 

 


8

 

  duke thënë: "Ai i ka besuar Zotiit; le ta çlirojë, pra, ta ndihmojë, mbasi e do". 

 

 


9

 

  Me siguri ti je ai që më nxori nga barku i nënes; bëre që të kem besim te ti qysh nga koha kur pushoja mbi sisët e nënes sime. 

 

 


10

 

  Unë u braktisa te ti qysh nga lindja ime; ti je Perëndia im qysh nga barku i nënes sime. 

 

 


11

 

  Mos u largo nga unë, sepse ankthi është i afërt, dhe nuk ka asnjë që të më ndihmojë. 

 

 


12

 

  Dema të mëdhenj më kanë rrethuar, dema të fuqishëm të Bashanit më rrinë përqark; 

 

 


13

 

  ata hapin gojën e tyre kundër meje, si një luan grabitqar që vrumbullit. 

 

 


14

 

  Më derdhin si ujë dhe tërë kockat e mia janë të ndrydhura; zemra ime është si dylli që shkrihet në mes të zorrëve të mia. 

 

 


15

 

  Forca ime është tharë si një enë balte dhe gjuha ime është ngjitur te qiellza; ti më ke vënë në pluhurin e vdekjes. 

 

 


16

 

  Sepse qentë më kanë rrethuar, një grup keqbërësish më rri rrotull; më kanë shpuar duart dhe këmbët. 

 

 


17

 

  Unë mund t`i numëroj gjithë kockat e mia; ato më shikojnë dhe më këqyrin. 

 

 


18

 

  Ndajnë midis tyre rrobat e mia dhe hedhin në short tunikën time. 

 

 


19

 

  Por ti, o Zot, mos u largo; ti që je forca ime, nxito të më ndihmosh. 

 

 


20

 

  Çliroje jetën time nga shpata, jetën time të vetme nga këmba e qenit. 

 

 


21

 

  Shpëtomë nga gryka e luanit dhe nga brirët e buajve. Ti m`u përgjigje. 

 

 


22

 

  Unë do t`u njoftoj emrin tënd vëllezërve të mi, do të të lëvdoj në mes të kuvendit. 

 

 


23

 

  Ju që keni frikë nga Zoti, lëvdojeni; dhe ju të gjithë, pasardhës të Jakobit, përlëvdojeni; dhe ju të gjithë, o fis i Izraelit, kini frikë nga ai. 

 

 


24

 

  Sepse ai nuk ka përçmuar as nuk ka hedhur poshtë vuajtjen e të pikëlluarit, dhe nuk i ka fshehur fytyrën e tij; por kur i ka klithur atij, ai e ka kënaqur. 

 

 


25

 

  Shkaku i lëvdimit tim në kuvendin e madh je ti; unë do t`i plotësoj zotimet e mia në prani të të gjithë atyre që kanë frikë nga ti. 

 

 


26

 

  Nevojtarët do të hanë dhe do të ngopen; ata që kërkojnë Zotin do ta lëvdojnë; zemra juaj do të jetojë përjetë. 

 

 


27

 

  Të gjitha skajet e tokës do ta mbajnë mend Zotin dhe do të kthehen tek ai; dhe të gjitha familjet e kombeve do të adhurojnë përpara teje. 

 

 


28

 

  Sepse Zotit i përket mbretëria dhe ai sundon mbi kombet. 

 

 


29

 

  Gjithë të pasurit e dheut do të hanë dhe do të të adhurojnë; të gjithë ata që zbresin në pluhur dhe që nuk arrijnë të mbahen gjallë do të përkulen para teje. 

 

 


30

 

  Pasardhësit do t`i shërbejnë; do t`i flitet për Zotin brezit të ardhshëm. 

 

 


31

 

  Ata do të vijnë dhe do t`i shpallin drejtësinë e tij një populli që nuk ka lindur akoma, dhe që ai vetë e ka krijuar. 

 

 


Psalmet 23

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: