Albanian Bible

Psalmet 30

Psalmet

Return to Index

Chapter 31

1

 

  Gjeta strehë te ti, o Zot; bëj që unë të mos ngatërrohem kurrë; çliromë për drejtësinë tënde. 

 

 


2

 

  Ma vër veshin, nxito të më çlirosh; bëhu për mua një kështjellë e fortë dhe një vend i fortifikuar që të më shpëtosh. 

 

 


3

 

  Sepse ti je kështjella ime dhe kalaja ime; për hir të emrit tënd më udhëhiq dhe tregomë udhën. 

 

 


4

 

  Nxirrmë jashtë rrjetës që më kanë ngritur fshehurazi, sepse ti je kështjella ime. 

 

 


5

 

  Në duart e tua unë e besoj frymën time; ti më shpengove, o Zot, Perëndi e së vërtetës. 

 

 


6

 

  Unë i urrej ata që kanë dëshirë për t`u dukur, por kam besim te Zoti. 

 

 


7

 

  Unë do të ngazëlloj dhe do të kënaqem me mirësinë tënde, sepse ti ke parë pikëllimin tim dhe i ke kuptuar ankthet e shpirtit tim, 

 

 


8

 

  dhe nuk më dorëzove në duart e armikut, por m`i vure këmbët në një vend të gjerë. 

 

 


9

 

  Ki mëshirë për mua, o Zot, sepse jam me ankth; syri im, shpirti im dhe të përbrendshmet e mia po treten nga dhembja, 

 

 


10

 

  sepse jeta ime po mpaket nga pikëllimi dhe vitet e mia nga të qarat; forca ime po mpaket për shkak të mëkatit tim dhe kockat e mia po treten. 

 

 


11

 

  Jam bërë një turp për tërë armiqtë e mi, veçanërisht për të afërmit e mi dhe një tmer për të njohurit e mi; ata që më shohin rrugës, ikin larg meje. 

 

 


12

 

  Zemra e tyre më ka harruar si të isha një njeri i vdekur; i përngjaj një vazoje të thyer. 

 

 


13

 

  Sepse dëgjoi shpifjet e shumë njerëzve; rreth e qark sundon tmerri, ndërsa ata këshillohen midis tyre kundër meje dhe kurdisin komplote për të më zhdukur. 

 

 


14

 

  Por unë kam besim te ti, o Zot; kam thënë: "Ti je Perëndia im". 

 

 


15

 

  Ditët e mia janë në dorën tëndë; çliromë nga duart e armiqve të mi dhe të atyre që më përndjekin. 

 

 


16

 

  Bëj që të shkelqejë fytyra jote mbi shërbëtorin tënd; shpëtomë për hir të mirësisë sate. 

 

 


17

 

  O Zot, bëj që unë të mos jem i pështjelluar, pse të kam kërkuar; u pështjellofshin të pabesët dhe rënçin në heshtje në Sheol. 

 

 


18

 

  Mbeçin pa fjalë buzët gënjeshtare, që flasin pa turp kundër të drejtit, me mëndjemadhësi dhe përçmim. 

 

 


19

 

  Sa e madhe është mirësia jote që ti u rezervon atyre që kanë frikë nga ti, dhe që ti përdor në prani të bijve të njerëzve ndaj atyre që gjejnë strehë te ti! 

 

 


20

 

  Ti i fsheh në strehën e fshehtë të pranisë sate nga grackat e njerëzve, ti i ruan në një çadër të mbrojtur nga grindjet me fjalë. 

 

 


21

 

  Qoftë i bekuar Zoti, sepse më është treguar shumë dashamirës, duke më vendosur si në një vend të fortifikuar. 

 

 


22

 

  Kurse unë, në hutimin tim, thoja: "Më kanë larguar nga prania jote"; por ti dëgjove zërin e lutjeve të mia kur të klitha ty. 

 

 


23

 

  Duajeni Zotin, ju, gjithë shenjtorë të tij! Zoti i mbron besnikët dhe i shpaguan gjerësisht ata që veprojnë me kryelartësi. 

 

 


24

 

  Qofshi të fortë, mbarë ju që shpresoni tek Zoti, dhe ai do ta bëjë të patundur zemrën tuaj. 

 

 


Psalmet 32

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: