| Chapter 47 |
1 | Duartrokisni, o popuj; kremtojeni Perëndinë me britma triumfi.
|
2 | Sepse Zoti, Shumë i Larti, është i tmerrshëm, një mbret i madh mbi gjithë dheun.
|
3 | Ai do të na nënshtrojë popujt dhe kombet do t`i vërë nën këmbët tona.
|
4 | Ai do të zgjedhë për ne trashëgiminë tonë, lavdinë e Jakobit që ai e do. (Sela)
|
5 | Perëndia është ngritur në mes brohoritjesh gëzimi, Zoti me tingujt e borive.
|
6 | Këndojini lavde Perëndisë tonë, këndojini lavde! Këndojini lavde mbretit tonë, këndojini lavde!
|
7 | Sepse Perëndia është mbreti i gjithë dheut, këndojini lavde me zotësi.
|
8 | Perëndia mbretëron mbi kombet; Perëndia ulet mbi fronin e tij të shenjtë.
|
9 | Princat e popujve, populli i Perëndisë të Abrahamit, janë mbledhur bashkë; sepse Perëndisë i përkasin mburojat e tokës; atë e lëvdojnë me të madhe.
|