| Chapter 82 |
1 | Perëndia rri në kuvendin e Perëndisë, ai gjykon në mes të perëndive.
|
2 | Deri kur do të gjykoni padrejtësisht dhe do të mbani anët e të pabesëve? (Sela)
|
3 | Mbroni të dobëtin dhe jetimin, sigurojini drejtësi të vuajturit dhe të varfërit.
|
4 | Çlironi të mjerin dhe nevojtarin; shpëtojeni nga dora e të pabesit.
|
5 | Ata nuk dinë asgjë dhe nuk kuptojnë asgjë, dhe ecin në terr; të gjitha themelet e tokës po luajnë.
|
6 | Unë kam thënë: "Ju jeni perëndi, jeni të gjithë bijtë e Shumë të Lartit.
|
7 | Megjithatë ju do të vdisni si njerëzit e tjerë dhe do të bini si çdo i fuqishëm tjetër".
|
8 | Çohu, o Perëndi, gjyko tokën, sepse ti do të trashëgosh tërë kombet.
|