| Chapter 120 |
1 | Në ankthin tim i klitha Zotit, dhe ai m`u përgjigj.
|
2 | O Zot, më çliro nga buzët gënjeshtare dhe nga gjuha mashtruese.
|
3 | Çfarë do të të japin ose çfarë do të të shtojnë, o gjuhë gënjeshtare?
|
4 | Shigjeta të mprehta të një trimi, me qymyr dëllinje.
|
5 | I mjeri unë, që banoj në Meshek dhe që strehohem në çadrat e Kedarit!
|
6 | Tepër gjatë kam banuar me ata që e urrejnë paqen.
|
7 | Unë jam për paqen; ata përkundrazi, kur unë flas, janë për luftën.
|