| Chapter 24 |
1 | Mos i ki zili njerëzit e këqij dhe mos dëshiro të rrish me ta,
|
2 | sepse zemra e tyre mendon për grabitje dhe buzët e tyre thonë se do të bëjnë të keqen.
|
3 | Shtëpia ndërtohet me dituri dhe bëhet e qëndrueshme me maturi.
|
4 | Me dijen mbushen dhomat me lloj-lloj të mirash të çmueshme dhe të pëlqyeshme.
|
5 | Njeriu i urtë është plot forcë, dhe njeriu që ka dituri e rrit fuqinë e tij.
|
6 | Sepse me këshilla të urta do të mund të bësh luftën tënde, dhe në numrin e madh të këshilltarëve është fitorja.
|
7 | Dituria është shumë e lartë për budallanë; ai nuk e hap kurrë gojën te porta e qytetit.
|
8 | Kush mendon të bëjë keq do të quhet mjeshtër intrigash.
|
9 | Synimi i pamend është mëkat dhe tallësi është një neveri për njerëzit.
|
10 | Po të mos kesh guxim ditën e fatkeqësisë, forca jote është shumë e pakët.
|
11 | Çliro ata që i tërheqin drejt vdekjes dhe mbaji ata që po i çojnë në thertore.
|
12 | Po të thuash: "Ja, ne nuk e dinim", ai që peshon zemrat a nuk e shikon? Ai që ruan shpirtin tënd nuk e di vallë? Ai do t`i japë secilit simbas veprave të tij.
|
13 | Biri im, ha mjaltin sepse është i mirë; një huall mjalti do të jetë i ëmbël për shijen tënde.
|
14 | Kështu do të jetë njohja e diturisë për shpirtin tënd. Në rast se e gjen, do të ketë një të ardhme dhe shpresa jote nuk do të shkatërrohet.
|
15 | O i pabesë, mos ngre kurthe kundër banesës së njeriut të drejtë, mos shkatërro vendin ku ai pushon,
|
16 | sepse i drejti bie shtatë herë dhe ngrihet, kurse të pabesët përmbysen në fatkeqësi.
|
17 | Kur armiku yt bie, mos u gëzo; kur është shtrirë për tokë, zemra jote të mos gëzohet,
|
18 | me qëllim që Zoti të mos shikojë dhe të mos i vijë keq, dhe të mos largojë prej tij zemërimin e vet.
|
19 | Mos u zemëro për shkak të atyre që bëjnë të keqen dhe mos i ki smirë të pabesët,
|
20 | sepse nuk do të ketë të ardhme për të keqin; llamba e të pabesëve do të fiket.
|
21 | Biri im, ki frikë nga Zoti dhe nga mbreti; mos u bashko me ata që duan të ndryshojnë;
|
22 | mjerimi i tyre do të vijë papritmas, dhe shkatërrimin e të dy palëve kush e njeh?
|
23 | Edhe këto gjëra janë për të urtit. Nuk është mirë të kesh preferenca personale në gjykim.
|
24 | Ai që i thotë të pabesit: "Ti je i drejtë", do të mallkohet nga popujt dhe kombet do ta nëmin.
|
25 | Por ata që e qortojnë të pabesin do të gjejnë kënaqësi dhe mbi ta do të zbresin bekimet më të mira.
|
26 | Ai që jep një përgjigje të drejtë jep një të puthur mbi buzët.
|
27 | Vër në vijë punët e tua të jashtme, vër në rregull arat e tua dhe pastaj ndërto shtëpinë tënde.
|
28 | Mos dëshmo pa arsye kundër të afërmit tënd dhe mos gënje me buzët e tua.
|
29 | Mos thuaj: "Ashtu si ma bëri mua, kështu do t`ia bëj edhe unë; do t`ia kthej simbas sjelljes së tij".
|
30 | Kalova pranë arës së përtacit dhe pranë vreshtit të njeriut që s`ka mend;
|
31 | dhe ja, kudo rriteshin ferrat, ferrishtet e zinin tokën dhe muri prej gurësh ishte shembur.
|
32 | Duke parë këtë, u mendova me kujdes; nga sa pashë nxora një mësim:
|
33 | të flesh pak, të dremitësh pak, të rrish pak me duar në ije për të pushuar;
|
34 | kështu varfëria jote do të vijë si një vjedhës dhe skamja jote si një njeri i armatosur.
|