Albanian Bible

Kantiku i Kantikëve 1

Kantiku i Kantikëve

Return to Index

Chapter 2

1

 

  Unë jam trëndafili i Sharonit, zambaku i luginave. 

 

 


2

 

  Si një zambak midis gjembave, ashtu është mikesha ime midis vajzave. 

 

 


3

 

  Si një mollë midis pemëve të pyllit kështu është i dashuri im midis të rinjve. Kam dëshëruar shumë të rri në hijen e tij dhe aty jam ulur, fryti i tij ishte i ëmbël në gojën time. 

 

 


4

 

  Më çoi në shtëpinë e banketit dhe flamuri i tij mbi mua është dashuria. 

 

 


5

 

  Më mbani me pite rrushi, më përtërini me mollë, sepse unë vuaj nga dashuria. 

 

 


6

 

  Dora e tij e majtë është poshtë kokës sime, dora e tij e djathtë më përqafon. 

 

 


7

 

  Ju përgjërohem, o bija të Jeruzalemit, për gazelat dhe sutat fushave, mos e ngacmoni dhe mos e zgjoni dashurinë time, deri sa kështu t`i pëlqejë 

 

 


8

 

  Ja zëri i të dashurit tim! Ja, ai vjen duke kërcyer mbi malet, duke u hedhur mbi kodrat. 

 

 


9

 

  I dashuri im i përngjan një gazele apo një dreri të ri. Ja ku është prapa murit tonë, shikon nga dritaret, hedh vështrime nëpërmjet hekurave të tyre. 

 

 


10

 

  I dashuri im më ka folur dhe më ka thënë: "Çohu, mikja ime, e bukura ime, dhe eja! 

 

 


11

 

  Sepse, ja, dimri ka kaluar, shiu pushoi, iku. 

 

 


12

 

  Lulet duken mbi tokë, koha e të kënduarit erdhi, dhe në vendin tonë dëgjohet zëri i turtulleshës. 

 

 


13

 

  Fiku nxjerr fiqtë e tij të papjekur, vreshtat në lulëzim përhapin një aromë të këndshme. Çohu, mikja ime, e bukura ime, dhe eja. 

 

 


14

 

  O pëllumbesha ime, që rri në të çarat e shkëmbinjve, në strukat e rrëmoreve, ma trego fytyrën tënde, më bëj ta dëgjoj zërin tënd, sepse zëri yt është i këndshëm dhe fytyra jote është e hijshme". 

 

 


15

 

  I zini dhelprat, dhelprat e vogla që dëmtojnë vreshtat, sepse vreshtat tona janë në lulëzim. 

 

 


16

 

  I dashuri im është imi, dhe unë jam e tij; ai e kullot kopenë midis zambakëve. 

 

 


17

 

  Para se të fryjë flladi i ditës dhe hijet të ikin, kthehu, i dashuri im, dhe sillu si një gazelë o një drenushë mbi malet që na ndajnë. 

 

 


Kantiku i Kantikëve 3

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: