Albanian Bible

Ezekieli 39

Ezekieli

Return to Index

Chapter 40

1

 

  Në vitin e njëzet e pesë të robërisë sonë, në fillim të vitit, ditën e dhjetë të muajit, në vitin e katërmbëdhjetë që nga pushtimi i qytetit, po atë ditë dora e Zotit qe mbi mua dhe më çoi atje. 

 

 


2

 

  Në vegime të Perëndisë më çoi në vendin e Izraelit dhe më la në një mal shumë të lartë, në anën jugore të të cilit ishte një ndërtim që i ngjante një qyteti. 

 

 


3

 

  Ai më çoi atje, dhe ja një burrë, që dukej si prej bronzi, me në dorë një kordhelë prej liri dhe një kallam për të matur; ai rrinte më këmbë te porta. 

 

 


4

 

  Ky burrë më tha: "Bir njeriu, shiko me sytë e tu, dëgjo me veshët e tu dhe kushtoji kujdes të gjitha gjërave që do të të tregoj, sepse ty të kanë sjellë këtu që unë të t`i tregoj. Njoftoi shtëpisë së Izraelit të gjitha ato që ke për të parë". 

 

 


5

 

  Dhe ja, kishte një mur në pjesën e jashtme të tempullit, rreth e qark. Kallami për matje në dorën e atij burri ishte i gjatë gjashtë kubitë, secili ishte i gjatë një kubit dhe një pëllëmbë. Ai mati 

 

 


6

 

  Pastaj erdhi te porta që shikonte nga lindja, i ngjiti shkallaret e saj dhe mati pragun e portës: ishte një kallam i gjërë; dhe pragu i portës tjetër ishte i gjërë një kallam. 

 

 


7

 

  Çdo dhomë ishte një kallam e gjatë dhe një kallam e gjërë. Midis dhomave kishte një hapësirë prej pesë kubitësh. Pragu i portës në afërsi të atriumit të portës së brendshme ishte një kallam. 

 

 


8

 

  Ai mati dhe atriumin e portës së brendshme: ishte një kallam. 

 

 


9

 

  Pastaj mati atriumin e portës: ishte tetë kubitë, ndërsa shtyllat e tij ishin dy kubitë. Atriumi i portës ishte në pjesën e brendshme. 

 

 


10

 

  Dhomat e portës nga lindja ishin tri nga një anë dhe tri nga ana tjetër; që të tria kishin po atë madhësi; të njëjtën madhësi kishin gjithashtu shtyllat nga njëra anë dhe nga ana tjetër. 

 

 


11

 

  Mati gjërësinë e hyrjes së portës: ishte dhjetë kubitë; gjatësia e portës ishte trembëdhjetë kubitë. 

 

 


12

 

  Hapësira përpara dhomave ishte një kubit në një anë dhe një kubit nga ana tjetër; çdo dhomë ishte gjashtë kubitësh nga një anë dhe gjashtë kubitësh nga ana tjetër. 

 

 


13

 

  Pastaj mati portën nga çatia e njërës prej dhomave deri te çatia e tjetrës; gjërësia nga një portë te tjetra ishte njëzet e pesë kubitë. 

 

 


14

 

  Mati shtyllat: ishin gjashtëdhjetë kubitë të lartë; nga shtyllat shtrihej oborri rreth portave. 

 

 


15

 

  Në pjesën e përparme të portës së hyrjes deri në pjesën e përparme të atriumit të portës së brendshme kishte pesëdhjetë kubitë. 

 

 


16

 

  Dritaret dhe mbajtëset e tyre përbrenda portave kishin kanate rreth e qark; e njëjta gjë ndodhte për harqet. Kishte gjithashtu dritare rreth e qark në pjesën e brendshme dhe mbi mbajtëset ishin përfytyruar disa palma. 

 

 


17

 

  Pastaj më çoi në oborrin e jashtëm dhe ja, aty kishte dhoma dhe një kalldrëm rreth e qark oborrit; tridhjetë dhoma shikonin nga kalldrëmi. 

 

 


18

 

  Gjatësia e kalldrëmit i përgjigjej gjatësisë së portave; ishte kalldrëmi i poshtëm. 

 

 


19

 

  Pastaj mati gjërësinë e portës që nga pjesa e përparme e portës më të poshtme deri te pjesa e përparme e portës së jashtme të oborrit të brendshëm: ishin njëqind kubitë në lindje dhe në veri. 

 

 


20

 

  Mati gjithashtu gjatësinë dhe gjërësinë e portës që shikon nga veriu në oborrin e jashtëm. 

 

 


21

 

  Dhomat e saj ishin tri nga njëra anë dhe tri nga ana tjetër; shtyllat e tyre dhe harqet e tyre kishin po atë madhësi të portës së parë: pesëdhjetë kubitë gjatësi dhe njëzet e pesë kubitë gjërësi. 

 

 


22

 

  Dritaret e saj, harqet e saj, palmat e saj kishin po atë gjerësi të portës që shikonte nga lindja; ngjiteshe aty nëpër shtatë shkallore, përpara të cilave ishin harqet e saj. 

 

 


23

 

  Oborri i brendshëm kishte një portë që ishte përballë portës veriore, pikërisht ashtu si ishte për portën lindore; bëri matjen nga një portë te tjetra: njëqind kubitë. 

 

 


24

 

  Pastaj më çoi nga jugu, dhe ja, një portë që shikonte nga jugu; mati shtyllat dhe harqet e saj që kishin po ato madhësi të të mëparshmëve. 

 

 


25

 

  Në të dhe në harqet e tyre kishte rreth e rrotull dritare, ashtu si dritaret e tjera: pesëdhjetë kubitë të gjata dhe njëzet e pesë të gjëra. 

 

 


26

 

  Ngjiteshe aty nëpër shtatë shkallore, përpara të cilave ishin harqet; ajo kishte palma, një nga një anë dhe tjetra nga ana tjetër mbi shtyllat e veta. 

 

 


27

 

  Oborri i brendshëm kishte një portë nga jugu; mati largësinë midis portave në drejtim të jugut: njëqind kubitë. 

 

 


28

 

  Pastaj më çoi në oborrin e brendshëm nëpër portën e jugut dhe mati portën e jugut që kishte po ato madhësi. 

 

 


29

 

  Edhe dhomat e saj, shtyllat e saj dhe harqet e saj kishin po atë madhësi. Ajo kishte dritare dhe harqe rreth e qark me një gjatësi prej pesëdhjetë kubitësh dhe një gjërësi prej njëzet e pesë. 

 

 


30

 

  Rreth e qark kishte harqe të gjatë njëzetepesë kubitë dhe të gjërë pesë kubitë. 

 

 


31

 

  Harqet e saj shikonin në oborrin e jashtëm; kishte palma mbi shtyllat e saj dhe ngjiteshe në to nëpërmjet tetë shkallareve. 

 

 


32

 

  Pastaj më çoi në oborrin e brendshëm që shikon nga jugu dhe mati portën: kishte po ato përmasa. 

 

 


33

 

  Edhe dhomat e tij, shtyllat e tij dhe harqet e tij kishin po ato përmasa. Ajo kishte dritare dhe harqe rreth e qark dhe kishte një gjatësi prej pesëdhjetë kubitësh dhe një gjërësi prej njëzet e pesë kubitësh. 

 

 


34

 

  Harqet e tij dilnin mbi oborrin e jashtëm; kishte palma mbi shyllat e tij nga njera dhe nga tjetra anë, dhe ngjiteshe në to nëpërmjet tetë shkallareve. 

 

 


35

 

  Pastaj më çoi te porta e veriut dhe e mati: ajo kishte po ato përmasa, 

 

 


36

 

  ashtu si dhomat e tij, shtyllat e tij dhe harqet e tij; kishte dritare rreth e qark; ajo ishte pesëdhjetë kubitësh e gjatë dhe njëzet e pesë kubitë e gjërë. 

 

 


37

 

  Shtyllat e tij jepnin mbi oborrin e jashtëm; kishte disa palma mbi shtyllat e tij nga njëra dhe nga tjetra anë dhe ngjiteshe në to nëpërmjet tetë shkallarve. 

 

 


38

 

  Kishte gjithashtu një dhomë me hyrjen pranë shtyllave të portave; aty laheshin olokaustet. 

 

 


39

 

  Në atriumin e portës kishte dy tryeza nga një anë dhe dy tryeza nga ana tjetër, mbi të cilat thereshin olokaustet, flijimet për mëkatin dhe shkeljen. 

 

 


40

 

  Në anën e jashtme të atriumit, sapo dikush ngjitet në hyrjen e portës së veriut, kishte dy tryeza, bashkë me dy tryeza nga ana tjetër e atriumit të portës. 

 

 


41

 

  Kështu në anët e portës kishte katër tryeza nga një anë dhe katër tryeza nga ana tjetër: tetë tryeza gjithsej mbi të cilat thereshin flijimet. 

 

 


42

 

  Për olokaustet kishte edhe katër tryeza prej guri të latuar, të gjata një kubitë e gjysmë, të gjëra një kubitë e gjysmë dhe të larta një kubitë; mbi to viheshin mjetet me të cilat thereshin olokaustet dhe flijimet e tjera. 

 

 


43

 

  Në pjesën e brendshme, rreth e qark dhomës, ishin varur çengela një pëllëmbë të gjata; mbi tryezat vihej mishi i ofertave. 

 

 


44

 

  Jashtë portës së brendshme kishte dy dhoma për këngëtarët në oborrin e brendshëm; njëra ishte pranë portës së veriut dhe shikonte nga jugu, tjetra ishte pranë portës së jugut dhe shikonte nga veriu. 

 

 


45

 

  Ai më tha: "Kjo dhomë që shikon nga jugu është për priftërinjtë që kryejnë shërbime në tempull; 

 

 


46

 

  dhoma që shikon nga veriu është për priftërinjtë që kryejnë shërbim në altar; këta janë bijtë e Tsadokut, ndër bijtë e Levit, që i afrohen Zotit për t`i shërbyer". 

 

 


47

 

  Ai mati oborrin: ishte katror me një gjatësi prej njëqind kubitësh dhe një gjërësi prej njëqind kubitësh; altari ishte përballë tempullit. 

 

 


48

 

  Pastaj më çoi në atriumin e tempullit dhe mati shtyllat e atriumit: ishin pesë kubitë nga një anë dhe pesë kubitë nga ana tjetër; gjërësia e portës ishte tre kubitë nga një anë dhe tre kubitë nga ana tjetër. 

 

 


49

 

  Gjatësia e hajatit ishte njëzet kubitë dhe gjërësia njëmbëdhjetë kubitë; ngjiteshe në të nëpërmjet shkalloreve; pranë mbajtësve kishte shtylla, njëra nga një anë dhe tjetra nga ana tjetër. 

 

 


Ezekieli 41

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: