Albanian Bible

Osea 5

Osea

Return to Index

Chapter 6

1

 

  Ejani, të kthehemi tek Zoti, sepse ai na ka copëtuar, por do të na shërojë; na ka goditur, por do të na mbështjellë. 

 

 


2

 

  Mbas dy ditësh do të na japë përsëri jetë, ditën e tretë do të na ringjallë dhe ne do të jetojmë në prani të tij. 

 

 


3

 

  E njohim Zotin, të përpiqemi ta njohim më mirë; ardhja e tij është e sigurt si agimi. Ai do të na vijë si shiu, si shiu i fundit dhe i parë mbi tokë. 

 

 


4

 

  "Çfarë duhet të bëj me ty, o Efraim? Çfarë duhet të bëj me ty, o Judë? Dashuria juaj është si një re e mëngjesit, si vesa që në mëngjes zhduket shpejt. 

 

 


5

 

  Prandaj i kam prerë me anë të profetëve, i kam vrarë me fjalët e gojës sime dhe gjykimet e mia për ju janë si drita që lind. 

 

 


6

 

  Sepse unë dëshiroj mëshirë dhe jo flijimet, dhe njohjen e Perëndisë më shumë se olokaustet. 

 

 


7

 

  Por, si Adami, ata kanë shkelur besëlidhjen, kanë vepruar me mashtrim ndaj meje. 

 

 


8

 

  Galaadi është një qytet keqbërësish dhe i përlyer me gjak. 

 

 


9

 

  Ashtu si bandat e cubave rrinë në pritë për një njeri, kështu një turmë priftërinjsh masakron në rrugën e Sikemit, kryen gjëra të kobshme. 

 

 


10

 

  Në shtëpinë e Izraelit pashë diçka të neveritshme: atje kurvërohet Efraimi, atje ndotet Izraeli. 

 

 


11

 

  Edhe për ty, o Judë, është rezervuar një korrje, kur do ta kthej popullin tim nga robëria". 

 

 


Osea 7

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: