Albanian Bible

Marku 15

Marku

Return to Index

Chapter 16

1

 

  Si kaloi e shtuna, Maria Magdalena dhe Maria, nëna e Jakobit, dhe Salomeja blenë aroma për të shkuar të vajosin Jezusin. 

 

 


2

 

  Në mëngjesin e ditës së parë të javës, shumë herët, ato erdhën te varri, kur po lindte dielli. 

 

 


3

 

  Dhe thonin në mes tyre: ``Kush do të na rrokullisë gurin nga hyrja e varrit?``. 

 

 


4

 

  Por, kur ngritën sytë, panë se guri ishte rrokullisur, megjithëse ishte shumë i madh. 

 

 


5

 

  Hynë, pra, në varr dhe panë një djalosh që ishte ulur në të djathtë, të veshur me të bardha, dhe mbetën të trembura. 

 

 


6

 

  Dhe ai u tha atyre: ``Mos u trembni! Ju kërkoni Jezusin Nazareas që ka qenë kryqëzuar; ai u ringjall, nuk është këtu; ja vendi ku e kishin vënë. 

 

 


7

 

  Por shkoni dhe u thoni dishepujve të tij dhe Pjetrit se ai po ju pararend në Galile; atje do ta shihni, ashtu siç ju pati thënë``. 

 

 


8

 

  Dhe ato dolën shpejt dhe ikën nga va-rri, sepse i zuri tmerri dhe habia; dhe nuk i thanë asgjë kurrkujt, sepse kishin frikë. 

 

 


9

 

  Tani Jezusi, pasi ishte ringjallur në mëngjesin e ditës së parë të javës, iu shfaq së pari Marisë Magdalenë, nga e cila pati dëbuar shtatë demonë. 

 

 


10

 

  Dhe ajo shkoi dhe ua tregoi atyre që kishin qenë bashkë me të, të cilët ishin të pikëlluar dhe e qanin. 

 

 


11

 

  Por këta, kur dëgjuan se ishte gjallë dhe se u pa nga ajo, nuk i besuan. 

 

 


12

 

  Mbas këtyre gjërave, iu shfaq në trajtë tjetër dyve prej tyre, që po shkonin në fshat. 

 

 


13

 

  Edhe ata shkuan dhe ua treguan të tjerëve; por as këtyre nuk u besuan. 

 

 


14

 

  Në fund iu shfaq të njëmbëdhjetëve kur ishin në tryezë dhe i qortoi për mosbesimin e tyre dhe për ngurtësinë e zemrës, sepse nuk u kishin besuar atyre që e kishin parë të ringjallur. 

 

 


15

 

  Pastaj u tha atyre: ``Dilni në mbarë botën dhe i predikoni ungjillin çdo krijese; 

 

 


16

 

  ai që beson dhe është pagëzuar, do të jetë i shpëtuar; por ai që nuk ka besuar, do të jetë i dënuar. 

 

 


17

 

  Dhe këto janë shenjat që do t`i përcjellin ata që do të besojnë: në emrin tim ata do t`i dëbojnë demonët, do të flasin gjuhë të reja; 

 

 


18

 

  do t`i kapin me dorë gjarpërinjtë, edhe nëse do të pijnë diçka që shkakton vdekjen, nuk do t`u bëjë asnjë të keqe; do t`i vënë duart mbi të sëmurët dhe këta do të shërohen``. 

 

 


19

 

  Zoti Jezus, pra, mbasi u foli, u ngrit në qiell dhe u ul në të djathtë të Perëndisë. 

 

 


20

 

  Pastaj ata dolën dhe predikuan kudo, ndërsa Zoti bashkëvepronte me ta dhe e vërtetonte fjalën me shenjat që e shoqëronin. Amen. 

 

 


Luka 1

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: