| Chapter 10 |
1 | Pastaj Zoti caktoi shtatëdhjetë të tjerë dhe i nisi dy nga dy përpara tij, në çdo qytet dhe vend, ku ai do të shkonte.
|
2 | Dhe u thoshte atyre: ``E korra është e madhe, kurse punëtorë janë pak; lutni Zotin e të korrës që të çojë punëtorë në të korrën e vet.
|
3 | Shkoni; ja, unë ju dërgoj si qengja në mes të ujqërve.
|
4 | Mos merrni me vete as çanta, as trasta, as sandale dhe mos përshëndetni asnjeri rrugës.
|
5 | Dhe në cilëndo shtëpi ku të hyni, më përpara thoni: "Paqe në këtë shtëpi".
|
6 | Dhe nëse është aty një bir i paqes, paqja juaj do të zbresë mbi të; nëse jo, do të kthehet tek ju.
|
7 | Rrini, pra, në të njëjtën shtëpi, hani dhe pini atë që do t`ju japin, sepse punëtori meriton shpërblimin e vet. Mos kaloni nga një shtëpi në një tjetër.
|
8 | Dhe në çdo qytet ku të hyni, nëse ju pranojnë, hani çfarë t`ju vënë përpara.
|
9 | Dhe shëroni të sëmurit që do të jenë në të dhe u thoni atyre: "Mbretëria e Perëndisë ju është afruar".
|
10 | Por në çdo qytet ku të hyni, nëse nuk ju pranojnë, dilni në rrugët e tij dhe thoni:
|
11 | "Ne po shkundim kundër jush edhe pluhurin e qytetit tuaj që na u ngjit; veç ta dini se mbretëria e Perëndisë ju është afruar".
|
12 | Unë ju them se atë ditë Sodoma do ta ketë më të lehtë sesa ai qytet.
|
13 | Mjerë ti, Korazin! Mjerë ti, Betsaida! Sepse, po të ishin bërë në Tiro dhe në Sidon mrekullitë që u bënë te ju, ata prej kohësh do të kishin bërë pendesë duke u veshur me thasë dhe duke u ulur në hi.
|
14 | Prandaj ditën e gjyqit Tiro dhe Sidoni do ta kenë më lehtë se ju.
|
15 | Dhe ti, Kapernaum, që të kanë ngritur deri në qiell, do të poshtërohesh deri në ferr.
|
16 | Kush ju dëgjon, më dëgjon mua; kush ju përbuz, më përbuz mua; dhe kush më përbuz, përbuz atë që më ka dërguar``.
|
17 | Dhe të shtatëdhjetët u kthyen me gëzim dhe thanë: ``Zot, edhe demonët na nënshtrohen në emrin tënd``.
|
18 | Dhe ai u tha atyre: ``Unë e shikoja Satanin që po binte nga qielli si një rrufe.
|
19 | Ja, ju dhashë pushtet të shkelni përmbi gjarpërinj dhe akrepa, dhe mbi çdo pushtet të armikut; dhe asgjë nuk do të mund t`ju dëmtojë.
|
20 | Megjithatë mos u gëzoni për faktin se po ju nënshtrohen frymërat, por gëzohuni më shumë se emrat tuaj janë shkruar në qiej``.
|
21 | Në të njëjtën orë Jezusi ngazëlloi në frym dhe tha: ``Unë të lavdëroj, o Atë, Zot i qiellit dhe i tokës, sepse ua fshehe këto të urtëve dhe të zgjuarve dhe ua zbulove fëmijëve të vegjël. Po, o Atë, sepse kështu ty të pëlqeu.
|
22 | Gjithçka më është dhënë në dorë nga Ati im; dhe askush nuk e di kush është Biri, përveç Atit, dhe kush është Ati, përveç Birit, dhe atij që Biri do t`ia zbulojë``.
|
23 | Pastaj, si u kthye nga dishepujt, u tha atyre veçmas: ``Lum sytë që shohin ato që shihni ju,
|
24 | sepse ju them se shumë profetë dhe mbretër dëshiruan të shohin ato që ju shihni, por nuk i panë, dhe të dëgjojnë ato që ju po dëgjoni, por nuk i dëgjuan``.
|
25 | Atëherë ja, një doktor i ligjit u ngrit që ta vinte në provë dhe i tha: ``Mësues, çfarë duhet të bëj që të trashëgoj jetën e përjetshme?``.
|
26 | Dhe ai tha: ``Çfarë është shkruar në ligj? Si e lexon?``.
|
27 | Ai duke u përgjigjur tha: ``Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë forcën tënde dhe me gjithë mendjen tënde, edhe të afërmin tënd porsi vetveten``.
|
28 | Jezusi i tha: ``U përgjigje drejti; vepro kështu dhe do të rrosh``.
|
29 | Por ai, duke dashur të justifikonte veten, i tha Jezusit: ``Po kush është i afërmi im?``.
|
30 | Atëherë Jezusi u përgjigj dhe tha: ``Një burr zbriste nga Jeruzalemi për në Jeriko dhe ra në duart e kusarëve, të cilët, mbasi e zhveshën dhe e bënë gjithë plagë, u larguan dhe e lanë gati të vdekur.
|
31 | Rastësisht një prift po zbriste nëpër të njëjtën rrugë dhe, mbasi e pa atë burrë, vazhdoi tutje, në anën tjetër.
|
32 | Po ashtu edhe një levit, kur arriti aty, erdhi dhe e pa dhe vazhdoi tutje, në anën tjetër.
|
33 | Por një Samaritan, që po udhëtonte, i kaloi afër, e pa dhe kishte dhembshuri.
|
34 | Dhe mbasi iu afrua, ia lidhi plagët duke ia larë me vaj dhe me verë; pastaj e vuri mbi kafshën e vet, e çoi në një han dhe u kujdesua për të.
|
35 | Dhe të nesërmen, para se të niset, nxori dy denarë dhe ia dha hanxhiut duke i thënë: "Kujdesu për të dhe ç`të shpenzosh më shumë, do të të jap kur të kthehem".
|
36 | Cili nga këta të tre, pra, të duket se qe i afërmi i atij që ra në duart e kusarëve?``.
|
37 | Dhe ai tha: ``Ai që u tregua i mëshirshëm ndaj tij``. Atëherë Jezusi i tha: ``Shko dhe bëj kështu edhe ti``.
|
38 | Ndodhi që, ndërsa ata po udhëtonin, Jezusi hyri në një fshat; dhe një grua, që e kishte emrin Marta, e priti në shtëpinë e vet.
|
39 | Ajo kishte një motër që quhej Mari, e cila u ul te këmbët e Jezusit dhe dëgjonte fjalën e tij.
|
40 | Por Marta, që ishte krejt e zënë nga punët e shumta, iu afrua dhe i tha: ``Zot, a nuk të intereson që ime motër më la vetëm të shërbej? I thuaj, pra, të më ndihmojë``.
|
41 | Por Jezusi, duke u përgjigjur, i tha: ``Martë, Martë, ti po shqetësohesh dhe kujdesesh për shumë gjëra;
|
42 | por vetëm një gjë është e nevojshme, dhe Maria zgjodhi pjesën më të mirë, që asaj nuk do t`i hiqet``.
|