Albanian Bible

Luka 12

Luka

Return to Index

Chapter 13

1

 

  Pikërisht në atë kohë ishin aty disa që i treguan për ata Galileasve, gjakun e të cilëve Pilati e kishte përzier me flijimet e tyre. 

 

 


2

 

  Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, tha: ``A mendoni ju se ata Galileas ishin më shumë mëkatarë nga gjithë Galileasit e tjerë, sepse vuajtën të tilla gjëra? 

 

 


3

 

  Unë po ju them: Jo! Por nëse ju nuk pendoheni, do të vdisni të gjithë me të njëjtën mënyrë. 

 

 


4

 

  Ose, a mendoni ju që ata të tetëmbëdhjetë, mbi të cilët ra kulla në Siloe dhe i vrau, ishin më shumë fajtorë se gjithë banorët e Jeruzalemit? 

 

 


5

 

  Unë po ju them: Jo! Por nëse ju nuk pendoheni, do të vdisni të gjithë me të njëjtën mënyrë``. 

 

 


6

 

  Atëherë ai tha këtë shëmbëlltyrë: ``Një njeri kishte një fik të mbjellë në vreshtin e tij; ai erdhi e kërkoj fryte, por nuk gjeti. 

 

 


7

 

  Atëherë i tha vreshtarit: "Ja, u bënë tre vjet tashmë që unë vij e kërkoi frytin e këtij fiku dhe s`po gjej; preje; pse të zërë kot tokën?". 

 

 


8

 

  Por ai u përgjigj dhe tha: "Zot, lëre edhe këtë vit, që ta punoj përreth dhe t`i hedh pleh 

 

 


9

 

  dhe, po dha fryt, mirë; përndryshe, pastaj do ta presësh"``. Shërimi i një gruaje të paralizuar 

 

 


10

 

  Një të shtunë Jezusi po mësonte në një sinagogë. 

 

 


11

 

  Dhe ja, ishte një grua, e cila prej tetëmbëdhjetë vjetësh kishte një frymë lëngate, dhe ajo ishte krejt e kërrusur dhe në asnjë mënyrë nuk drejtohej dot. 

 

 


12

 

  Dhe kur Jezusi e pa, e thirri pranë vetes dhe i tha: ``O grua, ti je e liruar nga lëngata jote``. 

 

 


13

 

  Dhe i vuri duart mbi të dhe ajo u drejtua menjëherë, dhe përlëvdonte Perëndinë. 

 

 


14

 

  Por kryetari i sinagogës, i indinjuar sepse Jezusi kishte shëruar ditën e shtunë, iu drejtua turmës dhe i tha: ``Gjashtë janë ditët kur duhet të punohet; ejani, pra, të shëroheni në ato ditë dhe jo ditën e shtunë``. 

 

 


15

 

  Atëherë Zoti u përgjigj dhe tha: ``Hipokritë! A nuk e zgjidh secili nga ju të shtunave nga grazhdi kaun e vet, ose gomarin e ta çojë për të pirë? 

 

 


16

 

  A nuk duhej, pra, të zgjidhej nga këto pranga, ditën e shtunë, kjo që është bijë e Abrahamit dhe që Satani e mbajti lidhur prej tetëmbëdhjetë vjetësh?``. 

 

 


17

 

  Dhe, kur ai thoshte këto gjëra, të gjithë kundërshtarët e tij mbetën të turpëruar, ndërsa mbarë turma gëzohej për të gjitha veprat madhështore që ai kishte kryer. 

 

 


18

 

  Atëherë ai tha: ``Kujt i përngjan mbretëria e Perëndisë, me se ta krahasoj? 

 

 


19

 

  I ngjan kokrrës së sinapit, që një njeri e mori dhe e hodhi në kopshtin e vet; pastaj u rrit dhe u bë një pemë e madhe, dhe zogjtë e qiellit erdhën e kërkuan strehë në degët e saj``. 

 

 


20

 

  Pastaj tha përsëri: ``Me se ta krahasoj mbretërinë e Perëndisë? 

 

 


21

 

  Ajo i ngjan majasë që e merr një grua dhe e përzien me tri masa mielli deri sa të mbruhet i gjithë``. 

 

 


22

 

  Dhe ai kalonte nëpër qytete dhe fshatra duke mësuar, e kështu po i afrohej Jeruzalemit. 

 

 


23

 

  Dhe një njeri e pyeti: ``Zot, a janë pak ata që do të shpëtohen?``. Ai u tha atyre: 

 

 


24

 

  ``Përpiquni të hyni nëpër derë të ngushtë, sepse unë po ju them se shumë do të kërkojnë të hyjnë dhe nuk do të munden. 

 

 


25

 

  Kur i zoti i shtëpisë është çuar dhe ka mbyllur derën, ju atëherë, që keni mbetur jashtë, do të filloni të trokitni në derë duke thënë: "Zot, Zot, na e hap". Por ai, duke u përgjigjur, do të thotë: "Nuk e di nga vini". 

 

 


26

 

  Atëherë do të filloni të thoni: "Po ne hëngrëm dhe pimë me ty dhe ti mësove ndër rrugët tona". 

 

 


27

 

  Por ai do thotë: "Unë po ju them se nuk di nga vini; largohuni nga unë, të gjithë ju që bëni paudhësi". 

 

 


28

 

  Atje do të jetë qarje dhe kërcëllim dhëmbësh, kur të shihni Abrahamin, Isakun, Jakobin dhe gjithë profetët në mbretërinë e Perëndisë, ndërsa ju do të dëboheni përjashta. 

 

 


29

 

  Dhe do të vijnë nga lindja e nga perëndimi, nga veriu dhe nga jugu, dhe do të ulen në tryezë në mbretërinë e Perëndisë. 

 

 


30

 

  Dhe ja, disa ndër të fundit do të jenë të parët, dhe disa nga të parët do të jenë të fundit``. 

 

 


31

 

  Po në atë ditë disa farisenj erdhën dhe i thanë: ``Nisu dhe largohu prej këtej, sepse Herodi do të të vrasë``. 

 

 


32

 

  Dhe ai u përgjigj atyre: ``Shkoni e i thoni asaj dhelpre: "Ja, sot dhe nesër po dëboj demonë dhe kryej shërime, dhe të tretën ditë po i jap fund punës sime". 

 

 


33

 

  Por sot, nesër e pasnesër më duhet të ec, sepse nuk mundet që një profet të vdesë jashtë Jeruzalemit. 

 

 


34

 

  Jeruzalem, Jeruzalem, që i vret profetet dhe i vret me gurë ata që të janë dërguar! Sa herë desha t`i mbledh bijtë e tu sikurse klloçka i mbledh nën krahë zogjtë e vet, por ju nuk deshët! 

 

 


35

 

  Ja, shtëpia juaj ju lihet e shkretë. Dhe unë po ju them se nuk do të më shihni më deri sa të vijë koha të thoni: "Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit"``. 

 

 


Luka 14

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: