| Chapter 12 |
1 | Dhe në atë kohë mbreti Herod filloi të përndjekë disa nga kisha.
|
2 | Dhe e vrau me shpatë Jakobin, vëllain e Gjonit.
|
3 | Dhe, duke parë se kjo u pëlqente Judenjve, urdhëroi të arrestohet edhe Pjetri (ishin ditët e të Ndormëve).
|
4 | Mbasi e arrestoi, e futi në burg dhe ua besoi ruajtjen e tij katër skuadrave, me nga katër ushtarë secila, duke menduar ta nxjerrë para popullit mbas Pashkës.
|
5 | Por, ndërsa Pjetrin e ruanin në burg, nga ana e kishës bënin lutje të vazhdueshme te Perëndia për të.
|
6 | Dhe natën, para se ta nxirrte Herodi përpara popullit, Pjetri po flinte në mes dy ushtarëve, i lidhur me dy zinxhirë; dhe rojet para portës ruanin burgun.
|
7 | Dhe ja, një engjëll i Zotit u duk dhe një dritë e ndriçoi qelinë; dhe ai i ra Pjetrit në ijë, e zgjoi duke thënë: ``Çohu shpejt!``. Dhe zinxhirët i ranë nga duart.
|
8 | Pastaj engjëlli i tha: ``Ngjishu dhe lidhi sandalet!``. Dhe ai bëri kështu. Pastaj i tha: ``Mbështillu me mantelin dhe ndiqmë!``.
|
9 | Dhe Pjetri, mbasi doli, e ndiqte pa e kuptuar se ç`po i ndodhte me anë të engjëllit ishte e vërtetë; sepse ai pandehte se kishte një vegim.
|
10 | Dhe, si kaluan vendrojën e parë dhe të dytë, arritën te dera e hekurt që të çonte në qytet, dhe ajo u hap përpara tyre vetvetiu; dhe, mbasi dolën, përshkuan një rrugë dhe papritmas engjëlli e la atë.
|
11 | Kur Pjetri erdhi në vete, tha: ``Tani me të vërtetë po e di se Zoti ka dërguar engjëllin e vet dhe më liroi nga duart e Herodit duke e bërë të kotë gjithë atë që priste populli i Judenjve``.
|
12 | Kur e kuptoi situatën, ai u nis për në shtëpinë e Marisë, nënës së Gjonit, të mbiquajtur Mark, ku shumë vëllezër ishin mbledhur dhe po luteshin.
|
13 | Sapo Pjetri i ra derës së hyrjes, një shërbëtore që quhej Rode u afrua me kujdes për të dëgjuar.
|
14 | Dhe, kur njohu zërin e Pjetrit, nga gëzimi nuk e hapi derën, por rendi brenda dhe njoftoi se Pjetri ndodhej para derës.
|
15 | Por ata i thanë: ``Ti flet përçart``. Por ajo pohonte se ashtu ishte. Dhe ata thoshnin: ``Éshtë engjëlli i tij!``.
|
16 | Ndërkaq Pjetri vazhdonte të trokiste. Ata, kur e hapën, e panë atë dhe u mahnitën.
|
17 | Por ai u bëri shenjë me dorë të heshtnin dhe u tregoi se si Zoti e kishte nxjerrë nga burgu. Pastaj tha: ``Ua tregoni këto Jakobit dhe vëllezërve!``. Pastaj doli dhe shkoi në një vend tjetër.
|
18 | Kur zbardhi dita, u bë një pështjellim i madh në mes të ushtarëve, sepse nuk dinin ç`kishte ndodhur me Pjetrin.
|
19 | Dhe Herodi nisi ta kërkojë, por nuk e gjeti, dhe, mbasi i mori në pyetje rojet, urdhëroi që të vriten. Pastaj zbriti nga Judeja në Cezare dhe atje qëndroi për pak kohë.
|
20 | Por Herodi ishte i zemëruar kundër tirasve dhe sidonasve; por ata, si u morën vesh midis tyre, u paraqitën para tij dhe, mbasi ia mbushën mendjen Blastit, kamarierit të mbretit, kërkuan paqe, sepse
|
21 | Ditën e caktuar Herodi, i veshur me mantelin mbretëror dhe i ulur mbi fron, u mbajti një fjalim.
|
22 | Populli e brohoriste, duke thënë: ``Zë e Perëndisë dhe jo e njeriut!``.
|
23 | Në atë çast një engjëll i Zotit e goditi, sepse nuk i kishte dhënë lavdi Perëndisë; dhe, i brejtur nga krimbat, vdiq.
|
24 | Ndërkaq fjala e Perëndisë rritej dhe përhapej.
|
25 | Dhe Barnaba dhe Sauli, mbasi e përfunduan misionin e tyre, u kthyen nga Jeruzalemi në Antioki duke e marrë me vete Gjonin, të mbiquajtur Mark.
|