| Chapter 14 |
1 | Ndodhi që edhe në Antioki ata hynë në sinagogën Ejudenjve dhe folën në mënyrë të tillë, sa një turmë e madhe Judenjsh dhe Grekësh besuan,
|
2 | Porjudenjtë që nuk besuan i nxitën dhe i acaruan shpirtrat e johebrenjve kundër vëllezërve.
|
3 | Ata, pra, qëndruan shumë kohë atje, duke folur lirisht në Zotin, i cili jepte dëshmi fjalës së hirit të tij, duke lejuar që me anë të duarve të tyre të bëheshin shenja dhe mrekulli.
|
4 | Por popullsia e qytetit u nda: disa mbanin anën e Judenjve dhe të tjerë atë të apostujve.
|
5 | Por kur u bë një orvatje nga ana e johebrenjve dhe e Judenjve me krerët e tyre për t`i keqtrajtuar apostujt dhe për t`i vrarë me gurë,
|
6 | ata e morën vesh dhe ikën në qytetet e Likaonisë: në Listra, në Derbë dhe në krahinën përreth,
|
7 | dhe atje vazhduan të ungjillëzonin.
|
8 | Dhe në Listra ishte një njeri me këmbë të paralizuara, që rrinte gjithnjë ndenjur dhe nuk kishte ecur kurrë, sepse ishte sakat që nga barku i së ëmës.
|
9 | Ky e dëgjoi duke folur Palin, i cili nguli sytë mbi të dhe pa se ai kishte besim për t`u shëruar,
|
10 | dhe tha me zë të lartë: ``Çohu në këmbë!``. Dhe ai hovi lart dhe nisi të ecë.
|
11 | Turma, kur pa ç`kishte bërë Pali, e ngriti zërin duke thënë në gjuhën likaonike: ``Perënditë zbritën ndër ne, në trajtë njeriu``.
|
12 | Dhe e quanin Barnabën Jupiter, Palin Mërkur, sepse ai fliste më shumë.
|
13 | Atëherë prifti i Jupiterit, që e kishte tempullin në hyrje të qytetit të tyre, solli dema me kurora pranë portave dhe donte të ofronte një flijim bashkë me turmën.
|
14 | Por apostujt Barnaba dhe Pal, kur dëgjuan këtë, i grisën rrobat e tyre dhe u turrën në mes të turmës, duke thirrur e duke thënë:
|
15 | ``O burra, pse bëni këto gjëra? Edhe ne jemi njerëz me të njëjtën natyrë si ju, dhe po ju shpallim lajmin e mirë, që ju nga këto gjëra të kota të ktheheni te Perëndia e gjallë që ka bërë qiellin, dheun, detin dhe të gjitha gjërat që janë në ta.
|
16 | Në brezat që shkuan ai la që të gjitha kombet të ndjekin rrugët e tyre;
|
17 | por nuk e la veten e vet pa dëshmi, duke bërë mirë, duke na dhënë shira prej qiellit dhe stinë të frytshme dhe duke i mbushur zemrat tona me ushqim dhe gëzim``.
|
18 | Duke thënë këto gjëra, mundën t`i ndalin me vështirësi turmat që të mos u bëjnë flijim.
|
19 | Por në atë kohë erdhën disa Judenj nga Antiokia dhe nga Ikoni; ata, mbasi ia mbushën mendjen turmës, e gjuajtën me gurë Palin dhe, duke menduar se kishte vdekur, e tërhoqën zvarrë jashtë qytetit.
|
20 | Por, kur dishepujt u mblodhën rreth tij, ai u ngrit dhe hyri në qytet; dhe të nesërmen u nis me Barnabën për në Derbë.
|
21 | Dhe, mbasi ungjillëzuan atë qytet dhe bënë shumë dishepuj, u kthyen në Listra, në Ikon dhe në Antioki,
|
22 | duke fuqizuar shpirtërat e dishepujve dhe duke i këshilluar që të ngulmojnë në besim, dhe duke thënë se me shumë pikëllime duhet të hyjmë në mbretërinë e Perëndisë.
|
23 | Dhe mbasi caktuan për ta pleqtë në çdo kishë, u lutën dhe agjëruan, i lanë në dorën e Zotit, në të cilin kishin besuar.
|
24 | Dhe, mbasi e përshkuan Pisidinë, ardhën në Panfili.
|
25 | Dhe, mbasi e shpallën fjalën në Pergë, zbritën në Atali.
|
26 | Pastaj që andej lundruan për në Antioki, prej nga ishin rekomanduar në hir të Perëndisë për veprën që posa kishin kryer.
|
27 | Si arritën atje, mblodhën kishën dhe treguan ç`gjëra të mëdha kishte kryer Perëndia me anë të tyre dhe si u kishte hapur johebrenjve derën e besimit.
|
28 | Dhe qëndruan atje me dishepujt mjaft kohë.
|