| Chapter 9 |
1 | Unë them të vërtetën në Krishtin, nuk gënjej dhe jep dëshmi me mua ndërgjegja ime me anë të Frymës së Shenjtë;
|
2 | kam një trishtim të madh dhe një dhembje të vazhdueshme në zemrën time.
|
3 | Sepse do të doja të isha vetë i ma-llkuar, i ndarë nga Krishti, për vëllezërit e mi, për farefisin tim sipas mishit,
|
4 | të cilët janë Izraelitë dhe atyre u përket birëria, lavdia, besëlidhjet, shpallja e ligjit, shërbimi hyjnor dhe premtimet;
|
5 | të tyre janë edhe etërit, prej të cilëve rrjedh sipas mishit Krishti, i cili është përmbi çdo gjë Perëndi, i bekuar përjetë. Amen.
|
6 | Por kjo nuk do të thotë se fjala e Perëndisë ra poshtë, sepse jo të gjithë që janë nga Izraeli janë Izrael.
|
7 | As sepse janë pasardhës e Abrahamit janë të gjithë bij; por: ``Në Isakun do të quhet pasardhja jote``.
|
8 | Do të thotë: nuk janë bijtë e Perëndisë ata që lindin prej mishi, por vetëm bijtë e premtimit numërohen si pasardhës.
|
9 | Sepse kjo është fjala e premtimit: ``Në këtë kohë do të vij dhe Sara do të ketë një bir``.
|
10 | Dhe jo vetëm kaq, por edhe Rebeka mbeti shtatzënë nga një njeri i vetëm, Isakun, atin tonë,
|
11 | (sepse para se t`i lindnin fëmijët dhe para se të bënin ndonjë të mirë a të keqe, që të mbetej i patundur propozimi i Perëndisë për të zgjedhur jo sipas veprave, po prej atij që thërret),
|
12 | iu tha asaj: ``Më i madhi do t`i shërbejë më të voglit``,
|
13 | siç është shkruar: ``E desha Jakobin dhe e urreva Ezaun``.
|
14 | Çfarë të themi, pra? Mos ka padrejtësi te Perëndia? Aspak!
|
15 | Ai i thotë në fakt Moisiut: ``Do të kem mëshirë për atë që të kem mëshirë, dhe do të kem dhembshuri për atë që do të kem dhembshuri``.
|
16 | Kështu, pra, kjo nuk varet as prej atij që do, as prej atij që vrapon, por nga Perëndia që shfaq mëshirë.
|
17 | Sepse Shkrimi i thotë Faraonit: ``Pikërisht për këtë gjë të ngrita, që të tregoj te ti fuqinë time dhe që të shpallet emri im mbi mbarë dheun``.
|
18 | Kështu ai ka mëshirë për atë që do dhe e ngurtëson atë që do.
|
19 | Ti do të më thuash, pra: ``Pse vazhdon të ankohet? Kush mund, në fakt, t`i rezistojë vullnetit të tij?``.
|
20 | Po kush je ti, o njeri, që i kundërpërgjigjesh Perëndisë? A mund t`i thotë ena mjeshtrit: ``Përse më bërë kështu?``.
|
21 | A nuk ka vallë fuqi poçari mbi argjitën për të bërë nga po ai brumë një enë për nderim, edhe një tjetër për çnderim?
|
22 | Dhe çfarë të thuash nëse Perëndia, duke dashur të tregojë zemërimin e tij dhe të bëjë të njohur pushtetin e tij duroi me shumë zemërgjërësi enët e zemërimit që qenë bërë për prishje?
|
23 | Dhe që të bëjë të njohur pasuritë e lavdisë së tij ndaj enëve të mëshirës, të cilat i përgatiti për lavdi,
|
24 | mbi ne, që edhe na thirri, jo vetëm nga Judenjtë, por edhe nga johebrenjtë?
|
25 | Ashtu si thotë ai te Osea: ``Unë do ta quaj popullin tim atë që s`ka qenë populli im dhe të dashur atë të mosdashurin.
|
26 | Dhe do të ndodhë që atje ku u është thënë atyre: "Ju nuk jeni populli im", atje do të quheni bij të Perëndisë së gjallë``.
|
27 | Por Isaia thërret për Izraelin: ``Edhe sikur të ishte numri i bijve të Izraelit si rëra e detit, vetëm mbetja e tij do të shpëtohet``.
|
28 | Në fakt ai do ta realizojë vendimin e tij me drejtësi, sepse Zoti do ta realizojë dhe do ta përshpejtojë vendimin e tij mbi tokë.
|
29 | Dhe ashtu si profetizoi Isaia: ``Në qoftë se Perëndia i ushtrive nuk do të na kishte lënë farë, do të ishim bërë si Sodoma dhe do t`i kishim ngjarë Gomorës``.
|
30 | Çfarë të themi, pra? Se johebrenjtë, që nuk kërkuan drejtësinë, e fituan drejtësinë, por atë drejtësi që vjen nga besimi,
|
31 | ndërsa Izraeli, që kërkonte ligjin e drejtësisë, nuk arriti në ligjin e drejtësisë.
|
32 | Përse? Sepse e kërkonte jo me anë të besimit, por me anë të veprave të ligjit; sepse ata u penguan në gurin e pengesës,
|
33 | ashtu siç është shkruar: ``Ja, unë po vë në Sion një gur pengese dhe një shkëmb skandali, dhe kushdo që i beson atij nuk do të turpërohet``.
|