Albanian Bible

1 Timoteut 6

2 Timoteut

Return to Index

Chapter 1

1

 

  Timoteut, birit të dashur: hir, mëshirë dhe paqe prej Perëndisë Atit, dhe prej Krishtit Jezus, Zotit tonë. 

 

 


2

 

  E falënderoj Perëndinë, të cilit i shërbej sikurse edhe të parët e mi me ndërgjegje të pastër, se pa pushim të kujtoj në lutjet e mia, ditë e natë; 

 

 


3

 

  dhe, kur kujtoj lotët e tu, kam shumë mall të të shoh që të mbushem me gëzim, 

 

 


4

 

  sepse kujtoj besimin e sinqertë që është në ty, i cili më parë ishte te gjyshja jote Loide dhe te nëna jote Eunike, dhe jam i bindur se është edhe te ti. 

 

 


5

 

  Për këtë arsye po të kujtoj ta zgjosh dhuntinë e Perëndisë që është në ty me anë të vënies së duarve të mia. 

 

 


6

 

  Sepse Perëndia nuk na ka dhënë frymë frike, por force, dashurie dhe urtësie. 

 

 


7

 

  Mos ki turp, pra, të dëshmosh Zotin tonë, as mua, të burgosurin e tij, por hiq keq bashkë me mua për ungjillin, sipas fuqisë së Perëndisë, 

 

 


8

 

  që na shpëtoi dhe na thirri me një thirrje të shenjtë, jo sipas veprave tona, por sipas qëllimit të tij dhe sipas hirit, që na u dha në Krishtin Jezus përpara fillimit të kohëve 

 

 


9

 

  dhe tani u shfaq me anë të dukjes së Shpëtimtarit tonë Jezu Krishtit, që e prishi vdekjen dhe nxori në dritë jetën dhe pavdekësinë me anë të ungjillit, 

 

 


10

 

  për të cilin unë u caktova predikues, apostull dhe mësues i johebrenjve. 

 

 


11

 

  Për këtë arsye unë po vuaj edhe nga këto gjëra, po nuk kam turp, sepse e di kujt i kam besuar dhe jam i bindur se ai është i zoti ta ruajë visarin tim deri në atë ditë. 

 

 


12

 

  Ruaje modelin e fjalëve të shëndosha që dëgjove prej meje me besim dhe dashuri, që janë në Krishtin Jezus. 

 

 


13

 

  Ruaje visarin e mirë me anë të Frymës së Shenjtë që rri te ne. 

 

 


14

 

  Ti e di se të gjithë ata që janë në Azi më kthyen krahët, dhe midis tyre Figeli dhe Hermogeni. 

 

 


15

 

  Zoti i dhëntë mëshirë familjes së Onesiforit, sepse shpeshherë më dha zemër dhe nuk pati turp nga prangat e mia; 

 

 


16

 

  madje, kur erdhi në Romë, më kërkoi me shumë zell dhe më gjeti. 

 

 


17

 

  Zoti i dhëntë të gjejë mëshirë nga ana e Zotit në atë ditë. Ti e di më mirë se askush sa shërbime më bëri në Efes. 

 

 


18

 

  Ti, pra, biri im, forcohu në hirin që është në Krishtin Jezus; 

 

 


2 Timoteut 2

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: