Albanian Bible

2 Timoteut 2

2 Timoteut

Return to Index

Chapter 3

1

 

  sepse njerëzit do të jenë egoistë, lakmues parash, mburravecë, krenarë, blasfemues, të pabindur ndaj prindërve, mosmirënjohës, të paudhë, 

 

 


2

 

  të padhembshur, të papajtueshëm, shpifës, të papërmbajtur, mizorë, që s`e duan të mirën, 

 

 


3

 

  tradhtarë, kokëshkretë, fodullë, dëfrimdashës më fort se perëndidashës, 

 

 


4

 

  të perëndishëm në dukje, por mohues të fuqisë së saj; edhe nga këta largohu. 

 

 


5

 

  Sepse prej këtyre janë ata që futen nëpër shtëpi dhe i bëjnë për vete femrat e ngarkuara me mëkate, të sunduara nga pasione të ndryshme, 

 

 


6

 

  të cilat mësojnë gjithnjë dhe kurrë nuk mund të arrijnë në njohjen e plotë të së vërtetës. 

 

 


7

 

  Dhe sikurse Janesi dhe Jambresi i kundërshtuan Moisiut, po kështu edhe këta i kundërvihen së vërtetës; janë njerëz mendjeprishur, të neveritshëm në çështjen e besimit. 

 

 


8

 

  Por këta nuk do të shkojnë shumë përpara, sepse marrëzia e tyre do të dalë në shesh për të gjithë, ashtu sikurse u ngjau edhe atyre. 

 

 


9

 

  Dhe ti ndoqe nga afër mësimin tim, sjelljen, këshillat, besimin, durimin, dashurinë, ngulmin, 

 

 


10

 

  përndjekjet, vuajtjet që më ndodhën në Antioki, në Ikonio, dhe në Listra; ti e di çfarë përndjekjesh hoqa, por Perëndia më shpëtoi nga të gjitha. 

 

 


11

 

  Të gjithë ata që duan të rrojnë me perëndishmëri në Krishtin Jezus do të përndiqen, 

 

 


12

 

  por njerëzit e këqij dhe mashtrues do të shkojnë keq e më keq, duke gënjyer dhe duke u gënjyer vetë. 

 

 


13

 

  Por ti qëndro në ato që mësove dhe u binde plotësisht, duke e ditur prej kujt i mësove, 

 

 


14

 

  dhe se që nga fëmijëria i njeh Shkrimet e shenjta, të cilat mund të të bëjnë të ditur për shpëtimin me anë të besimit që është në Krishtin Jezus. 

 

 


15

 

  I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi, 

 

 


16

 

  që njeriu i Perëndisë të jetë i përkryer, tërësisht i pajisur për çdo vepër të mirë. 

 

 


17

 

  Po të përbej, pra, përpara Perëndisë dhe Zotit Jezu Krisht, që ka për të gjykuar të gjallë e të vdekur, në dukjen e tij dhe në mbretërinë e tij: 

 

 


2 Timoteut 4

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: