Albanian Bible

Hebrenjve 13

Jakobit

Return to Index

Chapter 1

1

 

  duke e ditur se sprova e besimit tuaj sjell qëndrueshmëri. 

 

 


2

 

  Dhe qëndrueshmëria të kryejë në ju një vepër të përsosur, që ju të jeni të përsosur dhe të plotë, pa asnjë të metë. 

 

 


3

 

  Por në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia, që u jep të gjithëve pa kursim, pa qortuar, dhe atij do t`i jepet. 

 

 


4

 

  Por le ta kërkojë me besim, pa dyshuar, sepse ai që dyshon i ngjan valës së detit, të cilën e ngre dhe e përplas era. 

 

 


5

 

  Dhe ky njeri të mos pandehë se do të marrë diçka nga Zoti, 

 

 


6

 

  sepse është një njeri me dy mendje, i paqëndrueshëm në gjithë rrugët e veta. 

 

 


7

 

  Dhe vëllai më i poshtmë le të madhështohet në lartësimin e tij, 

 

 


8

 

  dhe i pasuri në uljen e tij, sepse do të shkojë si lule bari. 

 

 


9

 

  Në fakt si lindi dielli me të nxehtit e tij dhe e thau barin, dhe lulja e tij ra dhe bukuria e pamjes së vet humbi: kështu do të fishket edhe i pasuri në udhët e tij. 

 

 


10

 

  Lum njeriu që ngulmon në provë, sepse kur del i aprovuar, do të marrë kurorën e jetës, të cilën Zoti ua premtoi atyre që e duan. 

 

 


11

 

  Askush kur tundohet të mos thotë: ``Jam tunduar nga Perëndinë``, sepse Perëndia nuk mund të tundohet nga e keqja, dhe ai vet nuk tundon asnjeri. 

 

 


12

 

  Por secili tundohet i udhëhequr dhe i mashtruar nga lakminë e vet. 

 

 


13

 

  Pastaj lakmia, pasi mbarset, pjell mëkatin dhe mëkati, si të kryhet, ngjiz vdekjen. 

 

 


14

 

  Mos u mashtroni, vëllezërit e mi shumë të dashur; 

 

 


15

 

  çdo gjë e mirë që na jepet dhe çdo dhuratë e përsosur vjen prej së larti dhe zbret nga Ati i dritave, pranë së cilit nuk ka ndërrim dhe as hije ndryshimi. 

 

 


16

 

  Ai na ngjizi me vullnetin e tij me anë të fjalës të së vërtetës, që ne të jemi në një farë menyrë fryti i parë i krijesave të tij. 

 

 


17

 

  Prandaj, vëllezërit e mi shumë të dashur, çdo njeri të jetë i shpejtë në të dëgjuar, i ngadalshëm në të folur dhe i ngadalshëm në zemërim, 

 

 


18

 

  sepse zemërimi i njeriut nuk kryen drejtësinë e Perëndisë. 

 

 


19

 

  Prandaj, hiqni çdo ndyrësi dhe mbeturinë ligësie, pranoni me butësi fjalën e mbjellë në ju, e cila mund të shpëtojë shpirtrat tuaj. 

 

 


20

 

  Dhe bëhuni bërës të fjalës dhe jo vetëm dëgjues, që gënjejnë vetveten. 

 

 


21

 

  Sepse nëse dikush është dëgjues i fjalës dhe jo bërës, ai i përngjan një njeriu që e shikon fytyrën e tij natyrale në një pasqyrë; 

 

 


22

 

  ai e shikon veten dhe pastaj ikën, duke harruar menjëherë si ishte. 

 

 


23

 

  Ndërsa ai që do të shikojë me vemendje ligjin e përsosur, i cili është ligji i lirisë, dhe ngulmon në të, duke mos qenë një dëgjues harraq, por një bërës i veprës, ai do të jetë i lumtur në veprimtarinë e vet. 

 

 


24

 

  Në qoftë se ndokush nga ju mendon se është fetar, edhe nuk i vë fre gjuhës së vet, sigurisht ai e mashtron zemrën e vet, feja e këtij është e kotë. 

 

 


25

 

  Feja e pastër dhe pa njollë përpara Perëndisë dhe Atit është kjo: të vizitosh jetimët dhe të vejat në pikëllimet e tyre dhe ta ruash veten të pastër nga bota. 

 

 


26

 

  Vëllezër të mi, mos i lidhni preferencat personale me besimin e Zotit tonë Jezu Krisht, Zoti i lavdisë. 

 

 


27

 

  Sepse në qoftë se në asamblenë tuaj hyn një njeri me një unazë prej ari, me rroba të shkëlqyera, dhe hyn edhe një i varfër me një rrobë të fëlliqur, 

 

 


Jakobit 2

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: