| Chapter 4 |
1 | Ju kërkoni dhe nuk merrni, sepse kërkoni keqas që të shpenzoni për kënaqësitë tuaja.
|
2 | O shkelës dhe shkelëse të kurorës, a nuk e dini se miqësia me botën është armiqësi me Perëndinë? Ai, pra, që don të jetë mik i botës bëhet armik i Perëndisë.
|
3 | Apo pandehni se Shkrimi thotë kot: ``Fryma që rri në ne a lakmon deri në smirë``?
|
4 | Por ai jep hir edhe më të madh; prandaj thotë: ``Perëndia u kundërvihet mendjemëdhenjve dhe u jep hir të përulurve``.
|
5 | Nënshtrojuni, pra, Perëndisë, kundërshtoni djallin dhe ai do të largohet nga ju!
|
6 | Afrohuni te Perëndia dhe ai do t`ju afrohet juve; pastroni duart tuaja, o mëkatarë; dhe pastroni zemrat o njerëz me dy mendje!
|
7 | Pikëllohuni, mbani zi dhe qani; të qeshurit tuaj le të kthehet në zi, dhe gëzimi në trishtim.
|
8 | Përuluni përpara Zotit, dhe ai do t`ju lartësojë!
|
9 | Mos flisni keq për njeri tjetrin, vë-llezër; ai që flet kundër vëllait dhe e gjykon vëllanë e vet, flet kundër ligjit dhe gjykon ligjin; dhe, po të gjykosh ligjin, ti nuk je zbatues i ligjit, por gjykatës.
|
10 | Ka vetëm një Ligjdhënës, që mund të të shpëtojë ose të të çojë në humbje; por ti kush je që gjykon një tjetër?
|
11 | Dhe tani, ju që thoni: ``Sot ose nesër do të shkojmë në atë qytet, dhe do të rrijmë atje një vit, do të tregtojmë dhe do të fitojmë``,
|
12 | ndërsa nuk dini për të nesërmen. Sepse ç`është jeta? Éshtë avull që duket për pak, dhe pastaj humbet.
|
13 | Në vend që të thoni: ``Në dashtë Zoti dhe në paçim jetë, ne do të bëjmë këtë ose atë gjë``.
|
14 | Ju, përkundrazi, mburreni në arrogancën tuaj; çdo mburrje e tillë është e keqe.
|
15 | Ai, pra, që di të bëjë të mirë edhe nuk e bën, bën mëkat.
|
16 | Dhe tani ju, o pasanikë: qani dhe vajtoni për të këqijat që do t`ju zënë!
|
17 | Pasuria juaj u kalb dhe rrobat tuaja i brejti tenja.
|