Albanian Bible

Osea 6

Osea

Return to Index

Chapter 7

1

 

  "Kur dëshiroja të shëroja Izraelin, atëherë u zbulua paudhësia e Efraimit dhe ligësia e Samarisë, sepse veprojnë me falsitet: vjedhësi hyn, një bandë vjedhësish bën sulme jashtë. 

 

 


2

 

  Atyre nuk u shkon në mend që unë nuk e harroj gjithë ligësinë e tyre. Tani veprimet e tyre i rrethojnë nga çdo anë; ato qëndrojnë para fytyrës sime. 

 

 


3

 

  Me ligësitë e tyre gëzojnë mbretin dhe me gënjeshtrat e tyre krerët e tyre. 

 

 


4

 

  Janë të gjithë shkelës të kurorës, si një furrë e ngrohur nga furrtari, që nuk e nxit më zjarrin mbasi ka brumosur miellin deri sa të vijë brumi. 

 

 


5

 

  Në ditën e mbretit tonë, krerët e kanë bërë të sëmuret afshin e verës; mbreti u ka shtrirë dorën tallësve. 

 

 


6

 

  Ndërsa rrinë në pritë, ata e përgatitin zemrën e tyre si një furrë; furrtari i tyre fle tërë natën, dhe në mëngjes furra e tyre të djeg me një zjarr flakërues. 

 

 


7

 

  Të gjithë janë të zjarrtë si një furrë dhe i hanë gjykatësit e tyre; gjithë mbretërit e tyre kanë rënë, por asnjë prej tyre nuk më kërkon. 

 

 


8

 

  Efraimi përzihet me popujt, Efraimi është një kulaç i pakthyer. 

 

 


9

 

  Të huajt gllabërojnë forcën e tij, por ai nuk e vë re; po flokët e kokës kanë ngjyrë të përhime, por ai nuk i vë re. 

 

 


10

 

  Kryelartësia e Izraelit dëshmon kundër tij, sepse ata nuk kthehen tek Zoti, Perëndia i tyre, nuk e kërkojnë megjithëatë. 

 

 


11

 

  Efraimi është një pëllumbeshë budallaçkë, pa mend; ata thërresin Egjiptin, shkojnë në Asiri. 

 

 


12

 

  Ndërsa shkojnë, do të shtrij mbi ta rrjetën time dhe do t`i bëj që të rrëzohen si zogjtë e qiellit; do t`i ndëshkoj, siç u paralajmërua në asamblenë e tyre. 

 

 


13

 

  Mjerë ata, sepse janë larguar prej meje! Shkatërrim për ta, sepse janë rebeluar kundër meje! Unë do të doja t`i shpengoja, por ata thonë gënjeshtra kundër meje. 

 

 


14

 

  Ata nuk më thërresin me zemrën e tyre, por ankohen në shtratin e tyre. Mblidhen bashkë për grurin dhe verën dhe rebelohen kundër meje. 

 

 


15

 

  Megjithëse i kam dënuar dhe kam përforcuar krahët e tyre, ata thurin të keqen kundër meje. 

 

 


16

 

  Ata kthehen, por jo te Shumë i Larti; janë si një hark që gabon; krerët e tyre do të bien nga shpata për shkak të tërbimit të gjuhës së tyre; kjo do t`i bëjë qesharakë në vendin e Egjiptit". 

 

 


Osea 8

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: